Categories: kosovë

Projektligji për buxhetin e vitit 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionet bazike

Ndryshimet e propozuara në ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2026 përfshijnë financimin e pagës së 13-të, kompensimin retroaktiv të përvojës së punës dhe mbulimin e shpenzimeve për pensionet bazike.

Ministrisë së Financave pritet t’i shtohen 102 milionë euro në kategorinë “Paga dhe shtesa”. Sipas projektligjit, kjo shumë do të përdoret për pagesën e pagës së 13-të dhe për kompensimin retroaktiv të përvojës së punës, bazuar në aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.

Të lidhura

None found

Projektligji përfshin edhe ndarjen e 20 milionë eurove shtesë për Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Fondet do të menaxhohen përmes Departamentit të Pensioneve dhe do të shërbejnë për mbulimin e kostos së pensioneve bazike.

Njëkohësisht, qeveria do të autorizohet të kërkojë shpërndarjen e dividendës nga ndërmarrjet publike, në një vlerë deri në 30 milionë euro, për financimin e nevojave të buxhetit.

Dispozitat e projektligjit përcaktojnë se të hyrat nga dividenda duhet të derdhen në llogarinë e vetme të Thesarit jo më vonë se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Po ashtu, qeveria, me rekomandimin e ministrit të Financave, do të mund të miratojë kompensimin retroaktiv të përvojës së punës për punonjësit që paguhen nga buxheti i Kosovës, në përputhje me aktgjykimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Në kuadër të ndryshimeve parashihet edhe azhurnimi i tabelave përkatëse buxhetore. Ligji do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

të fundit

Births continue to decline in Macedonia, Eastern region records the lowest fertility rate

Maqedonia përballet me një shkallë të ulët fertiliteti, pothuajse identike me mesataren evropiane, por ndryshimet midis rajoneve janë të mëdha,…

1 minute ago

North Macedonia again votes against resolution calling for the lifting of the US embargo on Cuba

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kundërshtoi embargon ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës me 130 vota…

1 minute ago

Two minors leave the Correctional Educational Center in Lipjan

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.…

2 minutes ago

Draft law on the 2026 budget: €102 million for the 13th salary and work experience, €20 million for basic pensions

Një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026 parasheh ndarjen e mjeteve për pagën…

2 minutes ago

After Erion Veliaj, transfer order also signed for Ergys Agasi; destination prison kept secret!

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga burgu u Bradasheshit, ku…

3 minutes ago

Democratic Party boycotts Conference of Chairmen: We have not been provided with any documents on the 2027 draft budget! Review requires transparency and time

Grupi parlamentar i PD-së, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, pasi pretendon se deputetëve nuk…

4 minutes ago