Programi qendror i T7 për 31 dhjetor me shumë ngjyra dhe muzikë të mirë shqipe

Siç është bërë traditë tashmë T7 ju shoqëron në ndërrimin e moteve me një program të pasur artistik.

Me muzikë të pastër shqipe e çdo tingull live, T7 ka mbledhur në një vend emrat e njohur dhe zërat më të bukur të muzikës shqipe për të sjellë pranë shikuesit, shumë argëtim dhe festë.

Nën drejtimin e mjeshtrit Valton Beqiri, orkestra e përbërë nga instrumentistë të njohur, do të rikthejë disa nga perlat e muzikës shqipe të interpretuara nga zërat e bukur të skenës shqiptare.

Festa e muzikës në T7 fillon nga ora 22:00.

Më poshtë mund të shikoni promon:


Shtuar 29.12.2023 00:11