Prodhuesit vendorë iu bashkuan sot protestës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, e mbajtur para ndërtesës së Qeverisë. Ata kërkuan konstituimin e Kuvendit dhe rikthimin e funksionimit të institucioneve, në mënyrë që problemet e fermerëve, prodhuesve dhe bizneseve të marrin zgjidhje institucionale.
None found
Abedin Ramadani, përfaqësues i prodhuesve vendorë dhe veprimtar në prodhimin e drithërave dhe sektorin e qumështit, tha se kriza politike po e përkeqëson situatën e prodhuesve. Sipas tij, ata tashmë përballen me shpenzime të larta, pasiguri në treg dhe presion të madh nga produktet e importuara.
“Përveç vështirësive që kemi pasur deri tani, sot po përballemi edhe me një problem politik që po na dëmton drejtpërdrejt: Kuvendi është i mbyllur. Kur institucioni ligjvënës nuk punon dhe vendi mbetet i bllokuar, shqetësimet tona nuk trajtohen. Nuk zhvillohet debat për subvencionet, tregun, mbrojtjen e prodhimit vendor apo politikat që janë të domosdoshme për mbijetesën tonë”, deklaroi Ramadani.
Ai shprehu kritika edhe ndaj deklaratave të përfaqësuesve të Qeverisë në detyrë për prodhuesit vendorë, duke paralajmëruar se një qasje e tillë po dëmton besimin e konsumatorëve dhe po prek të gjithë zinxhirin e prodhimit.
“Kur konsumatorët humbin besimin te prodhuesi vendor, pasojat nuk kufizohen vetëm te një kompani. Preken fermeri, punëtori, familja e tij dhe i gjithë zinxhiri i prodhimit në vend. Ne nuk po kërkojmë favore, por që shteti të qëndrojë në krah të prodhuesit të vet dhe të mos bëhet pengesë për të”, u shpreh ai.
Ramadani i kërkoi Albin Kurtit të mundësojë konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që deputetët të mblidhen, të diskutojnë dhe të vendosin për problemet që prekin qytetarët dhe ekonominë.
“Z. Kurti, konstituojeni Kuvendin dhe mundësojuni deputetëve të hyjnë në sallë për të trajtuar çështjet reale të qytetarëve, fermerëve, prodhuesve dhe bizneseve. Gjendja është e jashtëzakonshme. Nëse bllokada vazhdon, falimentimi po kthehet në një rrezik të vërtetë për shumë prodhues vendorë”, deklaroi ai.
Sipas tij, mbyllja e një ferme apo e një biznesi prodhues do të sillte pasoja që nuk mund të ndreqen më vonë thjesht përmes vendimeve qeveritare.
“Një fermë që mbyllet nuk mund të rihapet me një vendim të Qeverisë; ajo humbet përgjithmonë. Ne dëshirojmë të punojmë, të prodhojmë dhe të investojmë në vend, por shteti duhet të na japë motiv për të vazhduar, e jo arsye për t’u dorëzuar”, përfundoi Ramadani.
Ndërkohë, Grupi Parlamentar i PDK-së vijoi protestën para Qeverisë, duke kërkuar konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe aktivizimin e institucioneve. Sipas tyre, bllokada institucionale tashmë po shkakton pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, ekonominë dhe prodhuesit vendorë.
Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një prej pikave kyçe të luftës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa të…
Kombëtarja shqiptareKjo merkato e verës ka qenë tepër e ngarkuar për yjet e Kombëtares shqiptare [...]Read More...
Vedat Muriqi e nisi nga minuta e parë për herë të parë pas rikthimit te Fenerbahce dhe, pavarësisht barazimit 1-1…
Në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Manzë të Durrësit, ku tre persona…
Partia opozitare maqedonase LSDM, e akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe partinë e tij OBRM-PDUKM, se dje kanë festuar në Gostivar,…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).Intensiteti i trafikut në…