Categories: maqedoni

Ajvazi shpjegon arsyet pse prodhimi në Kosovë po kushton gjithnjë e më shumë

Prodhuesit vendorë në Kosovë po hasin vështirësi të shumta që po e dëmtojnë drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e tyre. Mes tyre përfshihen hyrja në tregun e lirë të energjisë elektrike, shtrenjtimi i kostove të prodhimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe ndryshimet ligjore që, sipas tyre, shpesh kalojnë pa konsultim me bizneset.

Këto qëndrime i shprehu kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, në “Përballje Podcast”, ku theksoi se sektori i prodhimit gjatë viteve të fundit ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

Të lidhura

None found

Sipas Ajvazit, ndër problemet më të mëdha ka qenë kalimi i bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, një proces për të cilin prodhuesit kishin kërkuar kohë tranzitore dhe konsultim me institucionet.

“Ne kemi paralajmëruar se dalja në tregun e lirë të energjisë do të rriste kostot e prodhimit. Kërkuam dialog dhe zgjidhje, por shqetësimet tona nuk u morën parasysh”, tha Ajvazi shkruan Telegrafi.

Ai nënvizoi se rritja e çmimit të energjisë, por edhe e derivateve, gazit dhe lëndëve të para, i ka vendosur prodhuesit kosovarë në pozitë më pak të favorshme ndaj kompanive të vendeve të rajonit.

“Kur rriten kostot e energjisë, transportit dhe lëndëve të para, produkti ynë bëhet më pak konkurrues. Ndërkohë, shtetet e tjera përdorin politika që e mbështesin industrinë e tyre”, u shpreh ai.

Ajvazi veçoi gjithashtu si sfidë serioze mungesën e fuqisë punëtore, duke e lidhur këtë me emigrimin dhe me vështirësinë për të siguruar punëtorë të kualifikuar.

Ai bëri të ditur se kompanitë prodhuese kanë rritur pagat, por sipas tij kjo nuk ka mjaftuar për ta lehtësuar problemin e mungesës së punëtorëve.

“Sot një nga problemet më serioze është gjetja dhe mbajtja e punëtorëve. Edhe pse pagat në sektorin prodhues janë rritur, sfida mbetet e madhe”, deklaroi Ajvazi.

Sa i përket pagës minimale, ai tha se Shoqata e Prodhuesve nuk e kundërshton rritjen e saj, por insistoi që vendime të tilla të merren në bashkëbisedim me sektorin privat dhe të shoqërohen me politika që mbrojnë konkurrueshmërinë e bizneseve.

“Ne nuk kemi qenë kundër pagës minimale. Kemi kërkuar që vendimet të merren në konsultim me bizneset dhe të analizohen efektet që ato kanë mbi prodhimin”, tha Ajvazi.

Ai shtoi se prodhuesit nuk po kërkojnë privilegje apo subvencione, por politika ekonomike të qëndrueshme dhe një bashkëpunim më të madh me institucionet.

“Qëllimi ynë është të prodhojmë më shumë, të eksportojmë më shumë dhe të krijojmë vende të reja pune. Për këtë na duhen politika të parashikueshme dhe bashkëpunim me shtetin”, përfundoi Ajvazi./Telegrafi/.

të fundit

Pogradec: 40-year-old found dead at home; suspected suicide by hanging

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën…

1 second ago

Russian ambassador to the US, appointed by Putin in 2025, dies at 66

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Lajmi u konfirmua…

18 seconds ago

Bardhi criticizes Balla over comments about Gahler: The attack is unacceptable and scandalous

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës ndaj eurodeputetit Michael Gahler,…

36 seconds ago

Ymeri challenges Kurti to deny claims of money from Martin Berishaj and debt to Vuk Hamoviq

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke…

53 seconds ago

Altin Aliu feston 27-vjetorin, Partizani i uron suksese sulmuesit me vlerë 500 mijë euro

Për sulmuesin e Partizanit, Altin Aliu, dita e sotme është e shënuar, pasi mbush 27 vjeç [...]Read More...

1 minute ago

Kurti: Kosovo is heading toward the EU through reforms and merit, not via a “back door

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” se Kosova synon integrimin…

1 minute ago