Merkatoja e kësaj vere ka sjellë ndryshime të shumta për futbollistët kryesorë të Kombëtares shqiptare, me disa prej tyre që kanë zgjedhur të vijojnë karrierën në skuadra të reja.
None found
Mario Mitaj u transferua te Genoa, ndërsa Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami kaluan në Arabi. Ylber Ramadani u transferua në Superligën turke, kurse Mirlind Daku, edhe pse qëndroi në Rusi, ndryshoi ekip.
Megjithatë, lista e lëvizjeve mund të zgjerohet. Në qendër të vëmendjes është Ardian Ismajli, mbrojtësi i Torinos, i cili ka kontratë me klubin italian deri më 30 qershor 2027.
Sipas raportimeve nga Italia, të publikuara nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio, Udinese ka shfaqur interes për 29-vjeçarin dhe tashmë e ka përfshirë emrin e tij në listën e objektivave.
Drejtuesit e bardhezinjve po e ndjekin me vëmendje situatën e Ismajlit dhe, në një të ardhme të afërt, mund të ndërmarrin hapa konkretë për transferimin e tij.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…