Categories: kosovë

Prishtinë, vijon për të 14-ën natë protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Protestuesit u mblodhën edhe në natën e 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi u zhvillua nën moton “Jo në emrin tim”.

Të lidhura

None found

Gjatë ditëve të fundit, protesta të ngjashme janë mbajtur jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Dokumenti mori 99 vota për, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Përmes deklaratës, Kuvendi shpreh shqetësim lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë, mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve për një gjykim të drejtë.

Deputetët e konsiderojnë të papranueshëm konstatimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal, si dhe përgjegjësinë që, mbi bazën e këtij përfundimi, i është atribuuar secilit prej tyre.

Njëkohësisht, Kuvendi u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe pastërtisë së luftës çlirimtare. Në deklaratë kërkohet gjithashtu përgatitja e një strategjie të përbashkët shtetërore, e cila të përfshijë hapa juridikë, institucionalë dhe diplomatikë.

të fundit

Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon lehtësim të rregullave të Shengenit për transportuesit

Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon status të veçantë për transportuesit dhe zgjidhje të përhershme të problemit me transportuesit,…

8 minutes ago

Rooney kërkon ndëshkim maksimal për Manchester Cityn, por nuk dëshiron titullin e vitit 2011/12

Wayne Rooney beson se Manchester City duhet të dënohet rëndë nëse shpallet përfundimisht fajtor për shkeljet financiare për të cilat…

16 minutes ago

Police clarify investigation near RAF Fairford: petrol found, but no explosives

Një sasi benzine, por jo pajisje shpërthyese, është gjetur gjatë kontrolleve të tre furgonëve pranë bazës ajrore RAF Fairford, në…

19 minutes ago

122nd protest against the government, citizens march in Tirana calling for Rama’s resignation

Me thirrjet “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”, ka vijuar marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në…

19 minutes ago

Seoul-Kyiv row over two North Korean soldiers: ‘The Guardian’ says their transfer sparked a diplomatic crisis

Koreja e Jugut dhe Ukraina janë përfshirë në një përplasje diplomatike pas publikimit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të informacionit…

19 minutes ago

Nga ndarja te rikthimi, Katerina Goga rrëfen çfarë ndodhi me Arnoldin: Jemi paranormalë ne të dy

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina Goga, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për…

19 minutes ago