Categories: kosovë

Prishtina paralajmëron kallëzim penal ndaj KMDK-së për problemet në deponinë e Mirashit

Mbeturinat e pa grumbulluara prej disa ditësh kanë shkaktuar shqetësim te banorët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës. Kompania rajonale “Pastrimi” u ka kërkuar falje qytetarëve për vonesat, duke thënë se shkak është bërë ndryshimi i orarit të pranimit në deponitë që administrohen nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Të lidhura

None found

Grumbuj mbeturinash janë parë në rrugën “Muharrem Fejza”, ndërsa probleme të ngjashme janë raportuar edhe në Hajvali dhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Qe një javë ka na s’kanë ardhë andej”, tha një qytetar.

Një tjetër banor deklaroi: “Ka dy javë s’po i marrin, ka tri javë s’po i marrin”.

“Rasti është shumë urgjent”, u shpreh një qytetar.

Kompania “Pastrimi” ka pranuar se shërbimi i grumbullimit nuk është realizuar plotësisht në disa lagje të Prishtinës, si dhe në qytete të tjera ku ajo operon, ndaj edhe u ka kërkuar ndjesë banorëve.

Sipas kompanisë, vështirësitë janë krijuar pas vendimit për ndryshimin e orarit të operimit nga KMDK-ja.

Çështja u trajtua edhe nga drejtuesit e Komunës së Prishtinës, të cilët reaguan gjatë një konference për media.

“Mbyllja e deponisë për shtatë orë rresht ka pasur pasoja të pariparueshme në menaxhimin e ciklit të grumbullimit të mbeturinave. Çfarë me saktësi po na shkakton kjo mbyllje? Për shtatë orë me radhë, kamionët e kompanisë “Pastrimi”, të cilët grumbullojnë mbeturinat gjatë gjithë natës, nuk mund të zbrazin kamionët askund”, tha Besianë Musmurati, nënkryetare e Prishtinës.

Ndërkaq, drejtori i shërbimeve publike, Leutrim Retkoceri, kërkoi që deponia në Mirash të hapet në mesnatë. “Sonte në orën dymbëdhjetë kërkojmë që dyert e deponisë në Mirash të hapen për t’u larguar mbeturinat në kryeqytet. Në të kundërtën, veprimet tona nuk do të jenë më të njëjta”, theksoi ai.

Në përgjigjen e saj me shkrim, KMDK-ja sqaroi se rishikimi i orarit të pranimit të mbeturinave është pjesë e një procesi të planifikuar për analizimin dhe rivlerësimin e kushteve operative. Sipas kompanisë, vendimi nuk lidhet vetëm me deponinë sanitare në Mirash, por me të gjitha deponitë sanitare dhe stacionin e transferit që janë nën menaxhimin e saj.

KMDK-ja bëri të ditur gjithashtu se numri i automjeteve që depozitojnë mbeturina gjatë natës është relativisht i ulët krahasuar me numrin e mjeteve që paraqiten gjatë ditës.

Sipas saj, kjo ka ndikuar në shtimin e kostove operative dhe në përdorimin e pjesshëm të kapaciteteve njerëzore e teknike. Analiza ka evidentuar edhe shqetësime për sigurinë në punë, mes tyre ndriçimin e pamjaftueshëm në disa pika shkarkimi, praninë e qenve endacakë dhe vështirësi të tjera që mund të rrezikojnë punonjësit gjatë punës natën.

Mbi bazën e këtyre gjetjeve, grupi punues ka propozuar riorganizimin e orarit të pranimit të mbeturinave, me përcaktimin e orareve që u përshtaten ngarkesës dhe nevojave operative të secilës njësi, thuhet në përgjigjen e KMDK-së.

të fundit

VIDEO/ Pilo shkëlqen në Champions, depërton mes gjithë kundërshtarëve dhe asiston për golin e AEK Athens

Shakhtar Donetsk - AEK Athens, asisti i Pilos Është duke zhvilluar momentalisht sfida mes Shakhtar Donetsk dhe AEK Athens, e…

9 seconds ago

Crosetto in Kosovo: Italy may deploy radars in the Balkans for the region’s security

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, tha se vendi i tij do ta vazhdojë angazhimin e sigurisë në Ballkanin…

25 seconds ago

Protestuesit ndezin zjarre në Rrugën e Durrësit, flakët përfshijnë kullën shumëkatëshe pranë qendrës së Tiranës; studentët tentojnë të hyjnë në Komisariatin 2

Në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”,…

14 minutes ago

VIDEO/ Efektivët godasin me shkopinj gome dhe grushte të rinjtë e shtrirë në tokë

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me grushte. Ndërsa…

24 minutes ago

Tiranë, protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 2; raportohet për zjarr në godinë

Vijon situata e rëndë në Tiranë ndërsa sipas disa burimeve, një grup protestuesish kanë rrethuar Komisariatin e Policisë Nr. 2…

30 minutes ago

BILD pasqyron protestat në Tiranë: Përplasje e flakë, studentët kërkojnë largimin e Ramës

Media gjermane BILD i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke vënë në fokus përshkallëzimin e tensioneve…

42 minutes ago