kosovë

“Pastrimi” ndalon shërbimet, mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. ka njoftuar ndërprerjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, për shkak të krizës financiare.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, mosshlyerja e borxhit në vlerë prej 2.7 milionë euro nga Komuna e Prishtinës ka detyruar ndërmarrjen që të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve të saj, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

“Për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, jemi të detyruar të ndërpresim ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave,” thuhet në njoftimin e tyre.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, gjendja e mbeturinave në kryeqytet është përkeqësuar ndjeshëm, me kontejnerë të tejmbushur dhe grumbullim të madh të mbeturinave nëpër lagje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar disa fotografi që tregojnë gjendjen alarmante në disa pjesë të qytetit.

të fundit

Buxheti vë në vështirësi koalicionin belg, Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e kryeministrit

Mbreti Philippe i Belgjikës ka refuzuar dorëheqjen e ofruar nga kryeministri Bart De Wever, duke i dhënë koalicionit qeverisës më…

4 minutes ago

Tërmet me magnitudë 6.1 në det pranë Tokios, autoritetet nuk japin alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur këtë të premte zonën detare pranë Tokios, në Japoni. [...]Read…

4 minutes ago

Kamerat regjistrojnë shpërthimin e Spallettit ndaj Cabalit: trajneri e kërcënon me grusht

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, humbi durimin në minutat e fundit të fitores ndaj AZ Alkmaarit, duke i bërë një…

4 minutes ago

Kërcënime për bomba në aeroportin e Pragës, preken të paktën tetë fluturime

Të paktën tetë fluturime të aeroportit të Pragës në Çeki janë bërë objekt i kërcënimeve për bomba këtë të premte,…

5 minutes ago

Gërvalla: Pozita publike nuk e përjashton askënd nga përgjegjësia para ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet të palëkundur institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo…

5 minutes ago

Rolando Maran mbron listën për ndeshjet e nëntorit: Kombëtares i duhen lojtarë në formë, dera mbetet e hapur për të tjerët

Në prag të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, është prononcuar para mediave trajneri i Kombëtares, Rolando Maran [...]Read…

11 minutes ago