Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT ka shprehur shqetësimin për rritjen e retorikës stigmatizuese ndaj Islamit dhe qytetarëve të besimit mysliman në Kosovë.
None found
Në reagimin e publikuar në Facebook, Instituti vëren se në platformat online dhe në debatin publik po qarkullojnë deklarata përgjithësuese për Islamin, imamët, institucionet fetare dhe besimtarët.
Sipas PREVENT, diskutimi legjitim rreth fesë dhe temave shoqërore mund të kalojë në stigmatizimin e një komuniteti të tërë. “Polarizimi fetar duhet të trajtohet në mënyrë objektive dhe pa dallim, duke marrë parasysh të gjitha format dhe burimet e narrativave që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve”, thuhet në reagim.
Instituti kërkon vëmendje edhe ndaj kundërpërgjigjeve që mund të karakterizohen nga përjashtimi, përgjithësimet ose kundërvënia ndaj bashkësive të tjera.
PREVENT vlerëson se narrativat me përmbajtje fetare dhe identitare, përfshirë ato që ndikohen nga ngjarjet jashtë Kosovës, duhet të shqyrtohen duke u mbështetur në fakte. Në këtë kontekst, Instituti ka përmendur edhe diskurset që kanë të bëjnë me Serbinë dhe me pozitën e komuniteteve fetare në vend.
“Çdo narrativë që paraqet një komunitet fetar si kërcënim për një komunitet tjetër mund të ndikojë negativisht në kohezionin shoqëror dhe duhet të trajtohet me kujdes”, theksohet më tej.
Në reagim janë trajtuar gjithashtu zhvillimet që pasuan aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit. PREVENT ka kërkuar që dokumentet procedurale të interpretohen me kujdes dhe gjithmonë brenda kuadrit të tyre juridik.
“Pretendimet e paraqitura në një aktakuzë përfaqësojnë pretendimet e Prokurorisë dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të fajësisë”, ka nënvizuar Instituti.
Sipas PREVENT, çdo çështje që prek fenë, identitetin ose mënyrën se si perceptohet shoqëria duhet t’i nënshtrohet një analize profesionale. Instituti kërkon njëkohësisht që të mos formulohen përfundime që tejkalojnë atë që përcaktohet nëpërmjet proceseve ligjore.
Duke rikujtuar se Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë e besimit dhe të ushtrimit të fesë, PREVENT thekson se kritika ndaj feve, praktikave dhe institucioneve fetare është pjesë e debatit demokratik. Megjithatë, sipas Institutit, ajo duhet të ndahet qartësisht nga nxitja e urrejtjes, demonizimi dhe stigmatizimi.
PREVENT u ka kërkuar institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë që çdo rast i lidhur me intolerancën, përçarjen ose dhunën e motivuar nga feja të trajtohet në mënyrë të barabartë.
Thirrja për përgjegjësi në komunikimin publik u është drejtuar edhe mediave, bashkësive fetare, shoqërisë civile dhe drejtuesve politikë. Instituti kërkon që këta aktorë të mos përdorin narrativa që mund të thellojnë ndasitë, por të ndihmojnë në ruajtjen e bashkëjetesës fetare në Kosovë.
Situata e zjarrit në fshatin Lundër të Matit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe…
Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë dënon ashpër krimet e luftës të kryera në hapësirat e ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe rastet e…
Një vajzë 11-vjeçare nga Polonia ka humbur jetën tragjikisht në Kretë, pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një…
Gabriel Martinelli pritet të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Al Hilalit, pasi klubi saudit ka arritur një marrëveshje verbale…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Entin Ndëshkues-Përmirësues „Idrizovë“, ku jetën e ka humbur një 42-vjeçar.Siç informojnë nga Ministria e…
Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT ka reguar duke shprehur shqetësim për shtimin e diskursit stigmatizues ndaj Islamit dhe…