Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare me renome, Adelina Ismaili, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për lejimin e armëmbajtjes për femrat në rrezik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adelina shprehet qartë: “Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën! Mbronit me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet! Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më”.
None found
Ky reagim i saj është refleksion i një shqetësimi të thellë që prek të gjithë shoqërinë kosovare. Komenti i Ismailit vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë prekur thellësisht komunitetin kosovar.
Brenda një afati të shkurtër kohor, dy gra u vranë në mënyrë mizore nga partnerët e tyre, një rast në Pejë e tjetri në Ferizaj, duke ngritur shqetësime serioze në lidhje me dhunën ndaj grave dhe mënyrën se si shoqëria përballet me këtë fenomen.
Për të nderuar kujtimin e viktimave dhe për të shprehur solidaritet me familjet e tyre, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare.
Aleanca për Shqiptarët sot ka akuzuar VLEN-in se udhëhqësit e tyre janë shndërruar në vasalë të partnerit të tyre qeveritar…
Trabzonspor ka vënë në shënjestër mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…
Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.…
Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00 në kuadër të javës…