Presidentja Osmani i bëri një surprizë të veçantë Malësores së Deçanit në “Darkën e Lamës”

Malësorja e Deçanit, një personalitet i rrallë, ishte në mesin e të ftuarve nga presidentja Vjosa Osmani në Darkën e Lamës, një ngjarje që simbolizon begatinë dhe që çdo vit mbledh figura të rëndësishme të vendit, si dhe personalitete të shumta që kontribuojnë për Kosovën.

Një moment shumë i veçantë gjatë kësaj mbrëmjeje ishte befasia që presidentja Osmani i bëri Malësorës së Deçanit, e cila kishte ditëlindjen.

Befasia ishte një urim i veçantë përmes tingujve të mandolinës.
E surprizuar nga ky moment, Malësorja e Deçanit mori fjalën për të falënderuar presidenten për këtë dhuratë të veçantë dhe i dedikoi një këngë që i kushtohet ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Me zërin e saj, ajo emocionoi të gjithë të pranishmit në atë mbrëmje të bukur.


Shtuar 21.10.2025 18:02