Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që e themeloi në vitin 2006. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së.

Makolli bëri të ditur se dorëheqja e Pacollit është dorëzuar rreth një muaj më parë, dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është njoftuar zyrtarisht për ndryshimin në drejtimin e partisë.

““Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim,” tha Makolli.

Behgjet Pacolli ka qenë në krye të AKR-së që nga themelimi i saj në vitin 2006, duke e udhëhequr partinë në disa zgjedhje parlamentare dhe lokale në Kosovë.


Shtuar 23.10.2025 20:55