Policia ndërpret koncertin e Don Xhonit, reperi iu kërkon falje fansave (FOTO LAJM)

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, vazhdon të jetë një prej emrave më kërkuar në mbrëmjet muzikore të verës.

Ai të shtunën ka qenë i prenotuar për të kënduar në dy vende: Prizren dhe Ferizaj, por që në këtë të fundit ka dështuar ta mbajë koncertin.

E shkas për këtë duket të jetë bërë Policia e Kosovës dhe inspektoriati, të cilët kanë arritur në vendngjarje dhe e kanë ndaluar vazhdimin e mbrëmjes (me gjasë për tejkalimin e orarit sipas kufizimeve).

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi drenicas përmes një video të hedhur në IsnatStory, ku shfaq momentin kur policia arrin te diskoteka ku ishte paraparë të zhvillohej mbrëmja muzikore.

Ai u ka kërkuar falje fansave të tij, duke e hedhur fajin te Policia e Kosovës dhe inspektoriati.


Shtuar 8.08.2021 18:00