Policia e Kosovës gjen sërish armatime në Banjskë, dyshohet se i përkasin sulmit të 24 shtatorit

Policia e Kosovës ka kryer një operacion në hotelin Rajska Banja në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin verior, Veton Elshani, informoi se gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar dy jelekë antiplumb, një armë AK-47, tetë karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskes”, deklaroi Elshani.

Një operacion tjetër i rëndësishëm u zhvillua pak kohë më parë, ku policia gjeti një sasi të madhe armësh dhe municionesh në një zonë tjetër të ndjeshme, duke ndihmuar në parandalimin e sulmeve në të ardhme.


Shtuar 16.08.2024 19:11

Tags: ,