Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se e ka nisur ditën me një takim me homologun kroat, Andrej Plenkoviq. Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë në siguri, mbrojtje, ekonomi dhe tregti.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti e përshkroi Kroacinë si shtet partner të Republikës së Kosovës dhe popullin kroat si popull mik.
None found
Ai theksoi se, krahas bashkëpunimit tashmë të mirë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të dyja vendet synojnë të zgjerojnë më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Kurti tha se Kosova regjistroi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas tij, ekonomia e vendit pritet të kalojë këtë vit shifrën e 12 miliardë eurove, ndërsa në vitin e parë të qeverisjes së tij ishte 7 miliardë euro.
Kryeministri në detyrë shtoi se, përveç rritjes së qëndrueshme ekonomike, gjatë kësaj periudhe është forcuar sundimi i ligjit dhe është shënuar progres demokratik.
Kurti deklaroi gjithashtu se vendimi i Dhomave të Specializuara është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë. Ai e lidhi këtë qëndrim me historinë e përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë, të cilat, sipas tij, kanë luftuar për çlirim dhe pavarësi kundër të njëjtit regjim, atij të Millosheviqit.
Ai theksoi se është e qartë se kush ka kryer krime gjatë katër luftërave në ish-Jugosllavi dhe se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare përballë regjimit gjenocidal të Serbisë.
Sipas Kurtit, Serbia vijon të mohojë dhe të fshehë krimet e kryera në Kosovë, ndërsa arkivat e saj mbeten të mbyllura dhe të klasifikuara. Hapja e tyre, nënvizoi ai, është e domosdoshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, si dhe për vendosjen e së vërtetës dhe drejtësisë.
Kurti akuzoi gjithashtu Serbinë se po vijon në mënyrë sistematike spastrimin etnik administrativ ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, përmes pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet.
Në takim, ai vlerësoi rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë edhe në sektorin e mbrojtjes. Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut dhe falënderoi Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon.
Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…
Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…
Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…
Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu,…
Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e…
Inspektorati i Mjedisit ka vazhduar kontrollet në terren për mbrojtjen e mjedisit dhe ujërave, duke ndaluar punimet e një kompanie…