Konteksti i krijuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si është trajtuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas përfundimit të luftës. Këtë vlerësim e bëri Eliza Hoxha gjatë hapjes së konferencës kombëtare “Lufta për UÇK-në”, organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
None found
Sipas Hoxhës, përveç goditjes dhe cenimit të figurave të ndryshme të UÇK-së, shoqëria dhe institucionet nuk kanë bërë sa duhet për të ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë historinë e saj.
Ajo e cilësoi situatën aktuale si një periudhë kritike e historike për Kosovën, por njëkohësisht edhe si një moment të ndjeshëm për shtetin dhe shoqërinë.
Hoxha: Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta ruajtur në kujtesë luftën e UÇK-së
Eliza Hoxha tha se titulli i konferencës, “Lufta për UÇK-në”, mbart një ironi, pasi procesi i zhvilluar në Hagë duket se i ka shtyrë kosovarët të reflektojnë mbi mënyrën se si e kanë trajtuar luftën pas çlirimit.
Ajo ngriti pyetje për atë që është bërë për dokumentimin e luftës, përfshirjen e saj në edukimin e vazhdueshëm të fëmijëve dhe brezave të rinj, si dhe për pasqyrimin e saj në muze e në botime që do të trajtonin betejat, luftëtarët e rënë dhe ata që vazhdojnë të jenë aktivë në jetën publike.
Hoxha kritikoi gjithashtu gjykimet publike ndaj figurave të ndryshme, duke thënë se, përtej denigrimit dhe njollosjes së disa personazheve për shkak të qëndrimeve personale ndaj aktorëve të caktuar, nuk është bërë diçka tjetër dinjitoze për trajtimin e kësaj historie.
Ajo theksoi se ky moment është i rëndësishëm dhe i ndjeshëm si për ish-pjesëtarët që, sipas saj, po mbahen padrejtësisht prej tash e gjashtë vjetësh në Hagë, ashtu edhe për Kosovën si shoqëri dhe shtet.
Profesori Enver Hasani shprehu bindjen se Kosova do ta përballojë edhe këtë proces dhe do të dalë “faqebardhë” nga ajo që e quajti “stuhia e fundit”.
Hasani tha se Kosova, si shtet i ri dhe fragjil, është përballur me vështirësi të shumta si para, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë.
Hasani: Kosova do ta përballojë edhe këtë stuhi dhe do të dalë faqebardhë
Ai u shpreh optimist se Kosova do të dalë faqebardhë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik. Sipas Hasanit, që nga periudha pasluftës, para pavarësisë dhe pas shpalljes së saj, vendi është përballur me procese të njëpasnjëshme dhe probleme të llojeve të ndryshme, të vështira për t’u përballuar nga një popull dhe shtet kaq i vogël e fragjil.
Megjithatë, ai beson se Kosova do ta kalojë edhe këtë stuhi të fundit dhe do të dalë faqebardhë.
Diplomati Ylber Hysaj e përshkroi projektin “Liria ka emër” si një përpjekje për t’iu kundërvënë harresës.
Gjatë fjalës së tij, Hysaj kujtoi edhe vitet nëntëdhjetë, kur kishte shkruar për ekzistencën e UÇK-së dhe reagimet që kishte marrë për këtë qëndrim.
Hysaj: “Liria ka emër” përfaqëson luftën kundër mallkimit të harresës
Hysaj tregoi se, kur në vitet e 90-ta kishte shkruar se UÇK-ja ekzistonte, një person i rëndësishëm nga bota e gazetarisë i kishte thënë, gjysmë me shaka dhe gjysmë seriozisht: “Ti ose je spiun ose budallë”. Ai vlerësoi se, parë nga perspektiva e sotme, kjo shprehje duket cinike dhe e rëndë, por në atë kohë kishte qenë një reagim njerëzor.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se pas shpalljes së pavarësisë Kosova është përballur me një tjetër betejë politike dhe juridike, të lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara.
Hoxhaj shprehu optimizëm se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të lirohen dhe do të kthehen në Kosovë.
Sipas tij, lufta e UÇK-së ishte e veçantë edhe sepse kishte mbështetjen dhe “certifikimin” e NATO-s.
Hoxhaj: Lufta e UÇK-së ishte e certifikuar nga NATO
Hoxhaj deklaroi se nuk ka pasur në Evropë apo në botë një luftë tjetër të certifikuar nga NATO, duke iu referuar luftës së UÇK-së. Ai shtoi se edhe pavarësia e Kosovës ishte rezultat i një procesi të bazuar në konceptin e sovranitetit dhe të një pavarësie të merituar, pas përmbushjes së shumë kushteve dhe kritereve nga populli i Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, beson se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, megjithëse në koordinimin e…
Gazetari i njohur Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në "Facebook".…
Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane…
Deklarata e ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se partitë politike nuk duhet t’u frikësohen zgjedhjeve, por se diaspora nuk duhet…
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 38-ta në renditjen globale të "Henley Passport Index", duke u lejuar qytetarëve të…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar denoncimet e Arben Ahmetajt, mbi dyshimet për trafikun e armëve. Sipas tij bëhet…