Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper, pjesë e angazhimeve për forcimin e aftësive profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
None found
Sipas tij, programi i trajnimit u përqendrua te vëzhgimi, zbulimi dhe grumbullimi i informacionit në territore me nivel të lartë rreziku.
Pjesëmarrësit zhvilluan më tej njohuritë e tyre në përgatitjen e misioneve, qitjen precize, përdorimin e kamuflimit, fshehjen dhe lëvizjen, si edhe në zbatimin e teknikave të përndjekjes dhe vëzhgimit.
Trajnimi përfshiu gjithashtu edhe proceset për identifikimin dhe angazhimin e caqeve, bëri të ditur ministri.
“Një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.
Ministri shtoi se institucionet do të vijojnë të investojnë në rritjen e profesionalizmit dhe të kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Shoqata ProEksport Albania së bashku me 28 sindikata dhe organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër kryeministrit…
Qyteti i Kukësit është përfshirë nga mjegulla e dendur që në orët e para të mëngjesit, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…
Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, me mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat që protestojnë…
Ditën e sotme, vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Sipas parashikimit…
Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se askush nuk mund t’ua mbyllë gojën atyre që kërkojnë zbardhjen e vrasjeve…