Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur Kursin e Avancuar për Snajper, pjesë e përpjekjeve për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.
FSK ka bërë të ditur se trajnimi synoi përgatitjen e pjesëmarrësve për kryerjen e detyrave të vëzhgimit, zbulimit dhe grumbullimit të informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.
None found
Programi përfshiu planifikimin dhe organizimin e misioneve, kalkulimin dhe realizimin e qitjeve, përdorimin e sistemeve të precizionit SIG Sauer, si dhe zhvillimin e aftësive fushore, përfshirë kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen. Pjesëmarrësit u trajnuan dhe iu nënshtruan vlerësimit në këto fusha profesionale.
“Përmes trajnimeve të avancuara, FSK vazhdon të investojë në rritjen e profesionalizmit, disiplinës dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj, në funksion të përmbushjes së misionit dhe standardeve të kërkuara profesionale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…
"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…
Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…
Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…