“Phuuu lopë”, plas në Kuvendin e Kosovës, zv.ministri i financave ofendon deputeten

Duket se përveç tensioneve në veri, edhe në Kuvendin e Kosovës situata nuk është e qetë.

Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi ka ofenduar rëndë deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, duke e cilësuar si “lopë.

Ai e ofendoi deputeten e partisë opozitare pasi më herët në Kuvend, Bunjaku-Rexhepi iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, me fjalën fyese “magjup”.

“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.


Shtuar 22.06.2023 23:33