Këtë të mërkure janë intervistuar pesë kandidatët që synojnë postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë proces morën pjesë Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnulla Gashi.
None found
Intervistat nisën në ora 11:00 paradite dhe përfunduan në ora 17:45.
Secili kandidat u intervistua për një kohëzgjatje prej 45 minutash deri në një orë, ndërsa të gjithë iu përgjigjën nëntë pyetjeve, të cilat ishin të njëjta për secilin.
Ky proces u monitorua nga KosovaPress.
Tre orë para fillimit të intervistave, në ora 08:00, Paneli Vlerësues mbajti takim për përgatitjen e pyetjeve standarde.
Sistemi Prokurorial i Kosovës pritet të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 18:00, ku pritet të publikohen rezultatet e kandidatëve të intervistuar.
Pas më shumë se dy vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar këto ditë reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian.…
Deputeti gjerman Peter Beyer ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ku kanë diskutuar…
Pas njoftimit për krijimin e një partie të re politike, me anë të një njoftimi zyrtar, “Studentët n’Protestë”, kanë reaguar…
Stuhi të fuqishme goditën Shtetet e Bashkuara në Ditën e Falënderimeve, duke shkaktuar përmbytje në pjesën lindore të vendit, ndërprerja…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, kërkoi shkurtime të tjera në buxhetin e përbashkët të Bashkimit Europian, duke kundërshtuar propozimin e fundit…
Katër persona të maskuar dhe në mes të ditës janë futur në një argjendari në Kumanovë dhe kanë grabitur një…