Categories: kosovë

Beyer e Ajeti diskutojnë për rrugën evropiane të Kosovës dhe raportet me Gjermaninë

Në një takim të zhvilluar mes tyre, deputeti gjerman Peter Beyer dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, biseduan për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Beyer u shpreh se një Kosovë e qëndrueshme, demokratike dhe e lidhur ngushtë me Evropën përbën një interes strategjik për Gjermaninë. Ai theksoi se për të arritur këtë synim, është i domosdoshëm progres real në procesin e integrimit evropian, si dhe në normalizimin e raporteve me Serbinë.

Të lidhura

None found

“Një Kosovë stabile, demokratike dhe e rrënjosur fuqishëm në Evropë është në interesin tonë strategjik. Kjo kërkon përparim konkret në integrimin evropian dhe në procesin e normalizimit me Serbinë”, citohet Beyer.

Ky takim bëhet pjesë e një serie kontaktesh diplomatike që synojnë forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke mbështetur gjithashtu perspektivën evropiane të Kosovës.

të fundit

Kurti kërkon nga BE-ja statusin kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti sërish i bëri thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia japë statusin e vendit kandidat dhe të nisë…

2 minutes ago

GJKKO shpall dënimet për dosjen “Plumbi i Artë”, 10 vjet për Shullazin dhe Avdylin, 8 për Cukalin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…

4 minutes ago

Ahmataj pas disfatës ndaj Tiranës: Goli i parë erdhi në mënyrë aksidentale, na u mohua një penallti vendimtare

Julian Ahmataj Skënderbeu u mposht nga Tirana, në një ndeshje shumë të luftuar dhe që prodhoi shumë emocione [...]Read More...

5 minutes ago

GJKKO jep vendimet për Shullazin, Astrit Avdylin dhe Cukalin, ja sa vite u dënuan (LISTA)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin për dosjen “P*umbi i Artë”, duke dënuar…

8 minutes ago

Parlamenti Europian miraton reformën farmaceutike, kompanitë detyrohen të sigurojnë barna jetike

Pas më shumë se dy vitesh negociata, Parlamenti Europian ka miratuar këto ditë reformën e legjislacionit farmaceutik të Bashkimit Europian.…

12 minutes ago

Njoftimi për krijimin e një partie të re politike/ Reagojnë Studentët n’Protestë: Nuk jemi pjesë e asnjë partie politike

Pas njoftimit për krijimin e një partie të re politike, me anë të një njoftimi zyrtar, “Studentët n’Protestë”, kanë reaguar…

17 minutes ago