Categories: kosovë

Sot intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, Paneli Vlerësues përgatit pyetjet nën vëzhgimin e monitoruesve

Sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban procesin e intervistimit për kandidatët që synojnë postin e Kryeprokurorit të Shtetit, i paraparë të zhvillohet më 1 korrik 2026.

Në këtë garë janë pesë emra: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të KPK-së, Paneli Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit, që udhëhiqet nga Arian Gashi dhe përbëhet edhe nga Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami-Kastrati, ka nisur përgatitjen e pyetjeve standarde për intervistat, në prani të monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në përputhje me procedurat e përcaktuara për zhvillimin e këtij procesi, tre orë para fillimit të intervistave, Paneli Vlerësues është duke përgatitur pyetjet standarde në prani të monitoruesve nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim të garantimit të transparencës dhe besueshmërisë së procesit”, thuhet në njoftim.

KPK bën të ditur se intervistat nisin në ora 11:00. Po ashtu, kryesuesi i Panelit Vlerësues dhe njëkohësisht kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka deklaruar se i gjithë procesi do të zhvillohet me transparencë të plotë, objektivitet dhe profesionalizëm, duke garantuar trajtim të barabartë për secilin kandidat.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë ta informojë opinionin publik dhe mediat në kohë reale për ecurinë e procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, meritokracisë, transparencës dhe integritetit institucional”, thuhet në njoftim.

Sipas agjendës së miratuar nga Këshilli, i pari në intervistë do të jetë Atdhe Dema, ndërsa më pas do të intervistohen Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026. Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tre orë para fillimit të intervistave) 08:00.

z. Atdhe Dema nga ora 11:00

PAUZA 12:00-13:00

z. Naim Abazi nga ora 13:00

z. Rafet Halimi nga ora 14:15

z. Shqipdon Fazliu nga ora 15:30

z. Zejnulla Gashi nga ora 16:45“, njoftoi KPK-ja ditë më parë.

Më 19 qershor 2026, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 6 vota për dhe 1 kundër miratoi kandidaturat e pesë kandidatëve që hynë në garë për Kryeprokuror të Shtetit.

Sipas kritereve të përcaktuara, kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë dhe që i plotësojnë kushtet janë:

Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,

Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,

Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për këta pesë kandidatë një ditë pas përmbylljes së konkursit, më 11 qershor 2026.

Vlen të kujtohet se vendimi për hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës më 18 maj 2026.

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, kishte dorëzuar padi në Gjykatën Administrative me kërkesë për masë të sigurisë, duke kërkuar pezullimin e konkursit të shpallur nga KPK-ja, por kjo kërkesë ishte refuzuar nga Gjykata Administrative. Ky vendim më pas ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

të fundit

Zulfaj takohet me eurodeputetin Reuten, në fokus rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Reuten në Parlamentin Evropian në Bruksel,…

4 minutes ago

Familja e Gani Gecit mblidhet para Gjykatës, në pritje të seancës për masën e sigurisë

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë. Sipas pamjeve të publikuara nga…

5 minutes ago

Ekstradohen nga Gjermania dhe Zvicra dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë…

5 minutes ago

Ambasadori Schuebel përshëndet ndryshimin e komandës së KFOR-it: Synohet thellimi i bashkëpunimit BE-NATO në Kosovë

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë, KFOR, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk…

6 minutes ago

Ministri Hoti: Këtë vit janë inspektuar më shumë se 8 mijë biznese për sigurinë në punë

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se gjatë këtij viti në Kosovë janë…

6 minutes ago

North Macedonia’s Assembly confirms resignation of Deputy Health Minister Jovica Andovski

Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…

11 minutes ago