Categories: kosovë

Përplasje në Kuvend mes Haxhiut dhe Simiqit për deklaratën “në emër të popullit serb

Një debat është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryetares Albulena Haxhiu dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë vazhdimit të seancës konstitutive të mërkurën.

Të lidhura

None found

Përplasja nisi pasi Simiq, duke propozuar Sllavko Simiqin për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, deklaroi se kandidatura po paraqitej “në emër të popullit serb”.

Haxhiu e kundërshtoi këtë formulim, duke e cilësuar të papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të pauzës, ajo kërkoi që propozimi të riformulohej në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Haxhiu kërkon tërheqjen e deklaratës

“Dua të ndalem tek deklarimi i deputetit Igor Simiq, pas dhënies së fjalës për propozimet për nënkryetarin e kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb. Deputeti Simiq bëri një deklarim të papranueshëm. Më lejoni t’ju lexoj: ‘Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që zënë vendet e rezervuara për komunitetin serb, nëntë nga dhjetë deputetët, propozojmë Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar kuvendi’”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se ky formulim bie ndesh me Kushtetutën, duke theksuar: “Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92 për qind janë shqiptarë, 4 për qind serbë dhe 4 për qind nga komunitetet tjera jo shumicë.”

Haxhiu i kërkoi Simiqit ta tërhiqte deklaratën dhe ta paraqiste propozimin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Simiq: Propozimi është bërë sipas Rregullores së Kuvendit

Deputeti i Listës Serbe nuk e pranoi kërkesën e kryetares së Kuvendit. Ai argumentoi se kandidatura për nënkryetarin nga komuniteti serb ishte dorëzuar në mënyrën e parashikuar nga rregullat e Kuvendit.

“E kuptoj lojën të cilën po e luani. Në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës dhe nenit 12, pika 6 të Rregullores së Punës së Kuvendit, propozimet për nënkryetarin sa i përket komunitetit serb, siç thoni ju, bëhen në mënyrë të shkruar dhe ju e keni pranuar këtë më datën 6 të muajit 8. Kështu që propozimi që dhamë…”, tha Simiq.

Fjalimi i tij u ndërpre nga Haxhiu, e cila i kërkoi edhe një herë të hiqte dorë nga deklarata dhe të vazhdonte me një propozim të mbështetur në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Haxhiu: Paraqiteni kërkesën në bazë të Kushtetutës

“I nderuari deputet, ju lutem regjia, ja ndaleni fjalën. Tërhiqeni fjalën paraprakisht. Ju kërkoj të tërhiqni fjalën paraprakisht dhe të vazhdoni me propozimin në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Jo fjalët e tjera, bëjeni sipas kërkesës që është e bazuar në Kushtetutë”, u shpreh Haxhiu.

Simiq refuzoi ta tërhiqte deklaratën dhe vijoi të këmbëngulte në qëndrimin e tij.

Simiq: Jam përfaqësues i popullit serb

“Jam përfaqësues i popullit serb dhe këtë të drejtë ju nuk do të ma merrni. Pra, propozimi me letër që e kemi bërë më…”, deklaroi ai.

Edhe kjo ndërhyrje u ndërpre nga Haxhiu. Pak çaste më vonë, kryetarja ndërpreu tërësisht punimet e seancës, duke thënë se nuk kishte pajtim për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca do të vijojë të premten, më 11 shtator.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

7 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

7 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

7 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

7 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

7 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

8 hours ago