Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, në Kuvendin e Kosovës.
None found
Bahtiri ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si Simiqi e ka paraqitur propozimin për nënkryetar të Kuvendit. Sipas tij, deputeti nuk foli në emër të Listës Serbe, por përdori shprehjen “në emër të popullit serb”.
“‘Në emër të popullit serb’ mund të propozojë vetëm Vuçiqi në Serbi, e jo Igor Simiqi në Kosovë!”, ka shkruar Bahtiri.
Ai ka theksuar se të gjithë deputetët në Kuvendin e Kosovës janë përfaqësues të Republikës së Kosovës, ndërsa deklarimin e Simiqit e ka cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën.
“Në këtë Kuvend jemi të gjithë deputetë të Republikës së Kosovës. Ky gjest i tij është antikushtetues”, ka deklaruar Bahtiri.
Deputeti i Vetëvendosjes u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe hetuesisë që të analizojnë deklaratën e Simiqit, si dhe rrethanat në të cilat ajo është bërë.
“Si deputet, kërkoj nga organet e hetuesisë dhe drejtësisë që ta vlerësojnë këtë deklarim dhe kontekstin në të cilin është bërë. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”, ka përfunduar Bahtiri.
Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…