Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pasi kryetari Perparim Rama e ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliun.
Sahatçiu e cila është bashkëpartiake e Musliut, ka thënë se ky shkarkim është një “revansh” i Perparim Ramës dhe sipas saj po ndodh për shkak të qëndrimit të PDK-së për çështjen e diskutuar të shkëmbimit të pronave në Badovc, shkruan Express.
None found
Ilirik Musliu ka qenë motorri i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pasë mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.
Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.
Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.
Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.
Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik.
FSHFFederata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti…
Dashi Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës…
Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…
Trajneri i Vllaznisë, Edi MartiniTrajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në në fshatin Karmë të…
Është mbyllur protesta e 91-të e rezistencës qytetare në Tiranë, pas disa orësh tubim, fjalimesh dhe marshimi në rrugët e…