Ilir Kërçeli, ish-deputet i Vetëvendosjes, ka reaguar ashpër ndaj debatit që po zhvillohet për mundësinë e propozimit të Përparim Ramës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli e ka përshkruar një zhvillim të tillë si një “fenomen” të pazakontë në politikë, duke shprehur dyshime për mënyrën se si po zhvillohet përzgjedhja e udhëheqësit brenda partisë, përcjell “Bota sot”.
None found
Ai ka ngritur dilema edhe për faktin nëse një figurë e tillë duhet të vihet në krye të një partie me traditë të gjatë, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, LDK-ja po përballet me mungesë alternativash të brendshme dhe orientimi politik.
Postimi i plotë
Nëse Përparim Rama propozohet për kryetar të LDK-së, atëherë kemi të bëjmë me një fenomen që meriton të hyjë në librat e politikës botërore.
Në zgjedhjet për kryetar, të gjithë anëtarët e LDK-së do të kenë të drejtë vote, përveç vetë kandidatit për kryetar, sepse ende nuk është anëtar i partisë që synon ta udhëheqë.
Shpresoj që, pasi të zgjidhet kryetar, puna e tij e parë të jetë plotësimi i formularit të anëtarësimit në LDK.
Por pyetja që shtrohet është: për çka i duhet LDK-së një personazh si Rama?
A nuk i ka vet profesorët e saj, intelektualët e saj, politikanët veteranë dhe brezin e ri të politikanëve që për vite me radhë kanë mbajtur barrën e partisë?
Nëse një parti me historinë, traditën dhe strukturën e LDK-së nuk arrin ta gjejë kryetarin brenda vetes, atëherë problemi nuk është te kandidati, por te vetë partia.
Kjo vetëm sa e konfirmon atë që e kam thënë gjatë fushatës: LDK-ja nuk po drejtohet më nga anëtarët e saj, por po jepet me qira. Tashmë nuk po kërkohet as që qiramarrësi të jetë pjesë e shtëpisë; mjafton t’i pëlqejë çelësi.
E në fund, mbetet vetëm një pyetje: a po zgjedh LDK-ja një kryetar për ta forcuar veten, apo po përgatitet të bëhet zyrtarisht patericë e PDK-së, tashmë edhe me letra?
Ndërsa inteligjenca artificiale po riformëson tregun e punës, një studim i ri vë në pikëpyetje vlerën tradicionale të diplomave universitare…
Ekspertët e cilësojnë antikushtetues vendimin e qeverisë që i jep Policisë së Shtetit të drejtën të krijojë një regjistër elektronik…
Sulmuesi anësor i Real Madridit, Yan Diomande, zbuloi se do ta rikthente Cristiano Ronaldon nëse do t’i jepej mundësia të…
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një…