Categories: kosovë

Përplasje brenda PDK-së për Ligjin e Speciales, Përparim Gruda mbron qëndrimin e tij

Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vendimi ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili përmes një postimi në Facebook ka dalë në mbrojtje të ligjit të hartuar, sipas tij, pas konsultimeve të nevojshme dhe me kujdes të veçantë.

Të lidhura

None found

Gruda ka bërë të ditur se mbetet plotësisht pas përmbajtjes së këtij ligji dhe se nuk konsideron se në të ka ndonjë gabim.

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj”, ka shkruar ai.

Në vijim, Gruda ka deklaruar se ligji është konsultuar me të gjithë personat dhe institucionet që duhej të përfshiheshin në këtë proces.

Ai ka theksuar se do ta mbështesë çdo pjesë të ligjit edhe në vazhdim, duke nënvizuar punën, përpjekjet dhe përgjegjësinë që, sipas tij, kanë shoqëruar hartimin e tij.

Deputeti ka thënë se do të kishte dashur që fokusi të ishte te zbatimi i ligjit dhe jo te rikthimi i debatit për përmbajtjen e tij. Megjithatë, nëse Kuvendi vendos ta rishqyrtojë, ai ka kërkuar që procesi të zhvillohet me përgjegjësi, argumente juridike dhe këmbëngulje për ruajtjen e thelbit të ligjit.

“Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua”, ka shkruar Gruda, duke shtuar se hapat e ardhshëm duhet të çojnë drejt një drejtësie të pavarur që mbron luftën e drejtë çlirimtare, dhe jo të largojnë prej saj.

“Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, ka përfunduar ai.

të fundit

Shocking discoveries at the home of a suspected pornographer in the US: bones, thousands of videos and possible links to the disappearance of seven women

Një hetim i gjerë në Filadelfia ka zbuluar materiale tronditëse në një banesë të njohur si “Shtëpia e Tmerreve”, ku…

22 seconds ago

Kurti and Byrne discuss Kosovo’s steps toward EU membership

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit të Irlandës për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen,…

1 minute ago

Gruda defends the law on the Specialist Chambers: It contains no errors and I support it in every respect

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, njëri nga hartuesit e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

1 minute ago

VIDEO/ Trabzonspori fiton bindshëm ndaj Hearts, Kerjota aktivizohet për 15 minuta, Muçi mbetet në stol

Trabzonspor Trabzonspori mposhti 2-0 Hearts, ndeshje e vlefshme për xhiron e 2-të të Conference League [...]Read More...

2 minutes ago

Selimi: Fehmi and Xheva’s correspondence demonstrates their love and dedication to the homeland

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku për herë…

2 minutes ago

Bayern Munich nuk e ka në plan transferimin e Dani Olmos

Bayern Munich nuk është duke e shqyrtuar aktualisht transferimin e Dani Olmos, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin mesfushorin…

2 minutes ago