Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, deklaroi në një konferencë për media se procesi i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka arritur në një pikë ku nevojitet interpretim kushtetues.
None found
Sipas tij, çdo veprim dhe vendim i dalë nga seanca konstitutive do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Tahiri tha se PDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj edhe në seancën e mëparshme, ku nuk u votua kandidatura e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.
Ai u shpreh se situata është krijuar pas tejkalimit të afateve, bllokimeve të përsëritura dhe kushteve të reja politike të vendosura nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i PDK-së akuzoi kryeministrin Kurti se ka injoruar rendin kushtetues dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Zoti Kurti gjatë gjithë kësaj periudhe ka luajtur me institucionet, ka anashkaluar rendin kushtetues dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për interesa të ngushta politike, ai ka shkelur afatet kushtetuese dhe është përpjekur të përdorë edhe figurat politike të subjekteve opozitare. Të gjitha veprimet e tij kanë qenë manovra politike për zbatimin e skenarit të vet politik”, deklaroi Tahiri.
Ai shtoi se vlerësimi i shumicës se Kuvendi tashmë është konstituar nuk përputhet me afatet kushtetuese.
“Procedurat e zhvilluara sot dhe konstatimi se Kuvendi është konstituar janë jashtë afateve kushtetuese. Për këtë arsye, çdo gjë që del nga ky Kuvend do të dërgohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të ligjshmërisë. Kosova duhet të funksionojë mbi bazën e rendit kushtetues dhe jo sipas një rendi që Kurti synon ta ndërtojë për interesat e veta politike”, tha ai.
Tahiri bëri të ditur se ekspertët e PDK-së kanë nisur përgatitjen e rastit që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ankesa do ta përfshijë të gjithë procesin.
Legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës u konstituua të dielën, pas zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e sotme, Kuvendi zgjodhi Kujtim Shalën nga LDK-ja si nënkryetar, ndërsa nga komuniteti jo serb u zgjodhën Emilja Rexhepi dhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe.
PDK-ja nuk mori pjesë në seancën plenare dhe, rrjedhimisht, e kishte tërhequr propozimin e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.
Ardian Gola ishte zgjedhur nënkryetar paraprakisht, të premten.
Po sot, në një seancë të jashtëzakonshme, u votua edhe Qeveria “Kurti 4”, e cila mori 62 vota për.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Astanës në Kazakistan, ku një 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke…
Disa detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mbrëmë me 12 shtator në qendër të Shkodrës. Lënda plasëse…
Pas një vizite simbolike 3 ditore në Kastelorizo, një nga pikat më të ndjeshme të marrëdhënieve greko-turke, kryeministri grek Kyriakos…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda theksoi se tashmë institucionet e vendit po poshtërohen dhe qytetarët po tallen. Ky reagim i…
Deputeti i PDK-së Arian Tahiri, në një konferencë për media tha se konstituimi i Kuvendit ka hyrë në një fazë…
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas ekspozesë së tij në Kuvendin…