Categories: kosovë

Gruda: PDK-ja e mban ende propozimin për nënkryetaren e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi se institucionet e Kosovës po poshtërohen, ndërsa qytetarët po përballen me seanca të pakuptimta. Ai i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me deputetin Arian Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë “Kurti 4”.

Të lidhura

None found

Gruda tha se PDK-ja vendosi të largohej nga seancat pasi, sipas tij, u shkelën jo vetëm afatet kushtetuese, por edhe ato të përcaktuara nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

“Kur kuptuam se, përveç shkeljes së afateve kushtetuese dhe atyre të vendosura nga Vetëvendosje, institucionet po poshtërohen e po fyhen, ndërsa qytetarët po tallen përmes seancave të pakuptimta, vendosëm të tërhiqemi dhe të përdorim të vetmin mjet që mund ta përdorim në demokraci, Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Për këtë arsye vendosëm të mos marrim pjesë më në seanca”, deklaroi Gruda.

Sipas tij, PDK-ja nuk e ka tërhequr propozimin për kandidaten e saj për postin e nënkryetares së Kuvendit dhe, në mungesë të këtij propozimi, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar.

Gruda theksoi se letra e dorëzuar nga partia e tij nuk përmban tërheqje të kandidaturës, por vetëm njofton largimin e përkohshëm nga procesi deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga propozimi i kandidates së saj për nënkryetare të Kuvendit. Letra që kemi dorëzuar sot nuk nënkupton tërheqjen e propozimit, por largimin tonë të përkohshëm nga procesi derisa të vendosë Gjykata. PDK-ja nuk e ka refuzuar kandidaturën për nënkryetare të Kuvendit”, tha ai.

Ai shtoi se, meqë propozimi nuk është refuzuar, Kuvendi nuk ka mundur të konstituohet dhe se procesi i zhvilluar sot është jashtë afateve dhe përcaktimeve kushtetuese, pasi mungon nënkryetarja e propozuar nga PDK-ja.

“Nëse Vetëvendosja mund ta konstituojë Kuvendin pa nënkryetaren tonë, sepse ne nuk marrim pjesë në dy seanca, në fakt vetëm në një, pasi kjo është seanca e parë ku nuk kemi qenë, atëherë si mund të pretendojë se ka të drejtë të propozojë kryetarin e Kuvendit, kur ka munguar për dy muaj në Kuvend? Ajo ka munguar përtej afatit kushtetues dhe përtej afatit politik që e ka përcaktuar vetë. Pse Vetëvendosjes duhet t’i njihet e drejta për të propozuar kryetar Kuvendi kur e shkel Kushtetutën kaq hapur, ndërsa neve mund të na mohohet një e drejtë pse mungojmë një ditë në seancë? A duhet të mblidhet Kuvendi vetëm kur i intereson Vetëvendosjes, apo ekzistojnë rregulla? Ne jemi një shoqëri me rregulla, funksionojmë si shtet dhe Kuvendi duhej të ishte mbledhur brenda afateve”, u shpreh Gruda.

Deputeti tjetër i PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se procesi i konstituimit të Kuvendit ka hyrë në një fazë ku nevojitet qartësi kushtetuese.

Ai bëri të ditur se të gjitha zhvillimet nga seanca konstituive dhe votimi i qeverisë së re do t’i përcillen për interpretim Gjykatës Kushtetuese.

Legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës u konstituua të dielën përmes votimit të nënkryetarëve, sipas kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në seancën e sotme, Kuvendi zgjodhi Kujtim Shalën e LDK-së nënkryetar, ndërsa nga komuniteti jo serb u zgjodhën Emilja Rexhepi dhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe.

PDK-ja nuk ishte e pranishme në sallën plenare, ndërsa si rrjedhojë ishte tërhequr propozimi i Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.

Një ditë më herët, të premten, ishte zgjedhur Ardian Gola si nënkryetar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme u votua edhe Qeveria “Kurti 4”, e cila mori 62 vota për në një seancë të jashtëzakonshme.

të fundit

Remi: the law on the Specialist Chambers had a political impact; defending fellow fighters requires legal and diplomatic action

Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë…

57 seconds ago

Prime Minister Peter Magyar welcomes President Shiroka Pula in Budapest

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë…

1 minute ago

Sad news: Lea from his music video dies at 25; Alban Skënderaj’s heartfelt message to Rinesa: You lived life courageously like a…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

3 minutes ago

Araujo rrëfen periudhën kur futbolli nuk i sillte më kënaqësi

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka folur për periudhën e vështirë që e detyroi të largohej nga futbolli vitin e…

3 minutes ago

She strangled her father with a wire; Fier Prosecutor’s Office sends daughter and mother who concealed the crime to trial

Prokuroria e Fierit,  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetase, nënë e bijë, të përfshira në vrasjen…

3 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare Lea e videoklipit të tij, Alban Skënderaj mesazh prekës për Rinesën: E jetove jetën me guxim si një…

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të këngëtares nga Kosova, Rinesa…

21 minutes ago