kosovë

Haxhiu takim të enjten me partitë për datën e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja. Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kreu i partisë, Bedri Hamza do të marrë pjesë në këtë takim. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu, sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa.

Të lidhura

None found

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe partive të tjera nga komunitetet joshumicë serbe për të kuptuar nëse do të marrin pjesë në takim dhe është në pritje të përgjigjeve.

Ky takim vjen pasi më 28 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues të përcaktuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet mbrëmjen e 27 prillit tërhoqi dy kandidaturat paraprake për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe propozoi dy aktiviste për të drejtat e njeriut, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.

Por, në seancën që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe që vazhdoi deri në mesnatën e 28 prillit, partitë opozitare nuk morën pjesë, duke pamundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi u shpërnda dhe tani Kosova duhet të mbajë zgjedhje brenda 45 ditësh. Haxhiu ka afat që brenda dhjetë ditësh të caktojë datën e zgjedhjeve. Dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Ndërkaq, pas një takimi me u.d. të presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha të mërkurën se ky institucion preferon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, pasi KQZ-së i duhet sa më shumë kohë për të organizuar votimet./REL

të fundit

Kurti meets with General Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

40 seconds ago

Peja: 11 police officers suspended after Arlinda Zekaj’s killing in Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

1 minute ago

President Justina Shiroka Pula meets British Ambassador Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan…

2 minutes ago

Kurti does not clarify whether there will be dismissals after the Arlinda Zekaj case

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së sotme do të ndërmarrë masa konkrete…

2 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj sparks calls for resignations, Gërvalla and Sveçla absent from Assembly

Arlinda Zekaj kishte urdhër mbrojtjeje, por aktakuza ndaj bashkëshortit të saj mbërriti vetëm pasi ajo u vra. Ky zbulim i…

2 minutes ago

After the suspension of the chief prosecutor in Peja and the prosecutor in the case, the KPC clarifies decisions regarding Arlinda Zekaj’s murder

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi se suspendoi kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi si dhe që…

3 minutes ago