Categories: kosovë

PDK dhe AAK bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Institucionet e Kosovës mbeten të paralizuara

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë zhvilluar edhe sot aksionin e tyre para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke penguar hyrjen në ndërtesë, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Aksioni, që po vijon prej katër javësh, u shoqërua me pjesëmarrjen e asamblistit të PDK-së në Prishtinë, Yll Muriqi, dhe aktivistëve të kësaj partie. Muriqi deklaroi se Kosova ndodhet në paralizë institucionale dhe kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve.

Sipas tij, vështirësitë e qytetarëve po shtohen ndërsa institucionet vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Ai akuzoi Kurtin se nuk po arrin të qeverisë dhe se vendi po mbahet peng nga veprimet e tij.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se qëllimi i aksionit është t’u bëhet e qartë qytetarëve se Qeveria po e mban Kosovën në krizë. Ai e përshkroi situatën si një krizë të thellë kushtetuese, politike, ekonomike dhe në raport me aleatët.

Behrami ngriti pikëpyetje edhe për përdorimin e buxhetit prej 4 miliardë eurosh, duke theksuar se jemi në shtator dhe se, sipas tij, nuk është realizuar asnjë projekt në shëndetësi, infrastrukturë apo arsim. Ai kërkoi rikthimin në Kuvend, konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe adresimin e sfidave të brendshme e të jashtme.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e cilësoi gjendjen si bllokadë totale. Ajo përmendi vështirësitë me sigurimin e librave shkollorë, problemet që, sipas saj, janë shkaktuar nga Ministria e Arsimit dhe faktin se procesi mësimor ka nisur me mungesa në shkolla.

Kadrijaj foli gjithashtu për mungesën e barnave në onkologji dhe sektorë të tjerë, çka i detyron pacientët t’i blejnë vetë medikamentet me kosto të lartë. Ajo shtoi se prej vitesh Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur konkurs për pranimin e specializantëve, të cilët synojnë avancimin në fushat përkatëse.

Sipas deputetes së Aleancës, përgjegjësia për këtë situatë i takon kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo tha se aksioni synon zhbllokimin e gjendjes, të cilën e cilësoi si të shkaktuar qëllimisht nga Kurti.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës po e zhvillojnë këtë aksion prej katër javësh, me kërkesën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës.

të fundit

Uashingtoni shton trysninë mbi Teheranin, Witkoff zhvillon takim sekret me këshilltarin e Emirateve

SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po koordinojnë qëndrimin ndaj Iranit, ndërsa Uashingtoni po shton presionin ekonomik ndaj Teheranit dhe…

2 minutes ago

Jakaj: Mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të zgjatet pas 5 tetorit

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së…

5 minutes ago

Andonovski: Karta e identitetit dhe patenta në format elektronik përmes m.Uslugi nga tetori

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski njoftoi zyrtarisht se aplikacioni i ri celular m.Uslugi do të promovohet në tetor."Mund të…

7 minutes ago

Dyshohet se u përdor nga autorët e ekzekutimit të Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4 (FOTO+VIDEO)

Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot…

10 minutes ago

Kush është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit të vr*rë tre vite më parë për hakmarrje

Mëngjesin e sotëm, Viktor Bardhi 65-vjeç është personi që mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri, në Ndërfushas…

19 minutes ago

Gjithçka ndryshoi brenda një çasti”/ Familja e zv.presidentes së Bank of America, e vrarë në Times Square: Madison do të rritet pa nënën e saj

Detaje të reja prekëse janë bërë publike për 32-vjeçaren Erin Piacenti, një prej viktimave të sulmit me thikë në Times…

20 minutes ago