Categories: kosovë

Jakaj: Mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të zgjatet pas 5 tetorit

Pas 5 tetorit, Presidenca e Kosovës mund të mbetet pa ushtrues detyre nëse vendi përfundon në zgjedhje, pasi atëherë skadon mandati gjashtëmujor i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka deklaruar se institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje para përfundimit të këtij afati, meqë Kushtetuta nuk e parasheh vazhdimin e mandatit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jakaj tha se Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt, në mënyrë që të përfundojë konstituimi i tij dhe të krijohen kushtet për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për kandidimin e Bekim Sejdiut për president do të mundësonte zgjedhjen e presidentit, konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, edhe pse këto zhvillime po ndodhin jashtë afateve kushtetuese. Megjithatë, ai theksoi se gjashtë deputetët e LDK-së kanë deklaruar se janë kundër kësaj marrëveshjeje, nuk do ta votojnë dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

Jakaj tha se kryesuesi i seancës, Dehari, duhet ta thërrasë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria të formohet pa humbur kohë, ndërsa paralelisht të vazhdojë afati i mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit.

Ai vlerësoi se, nëse bllokada politike vazhdon, partitë duhet të arrijnë marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja sa më shpejt, pa pritur përfundimin e afatit 60-ditor. Jakaj paralajmëroi se tejkalimi i këtij afati do ta çonte vendin pas datës 5 tetor, kur përfundon mandati gjashtëmujor i ushtruesit të detyrës së presidentit.

Hulumtuesi i IKD-së theksoi se Kushtetuta nuk përcakton që kryetarit të ri të Kuvendit, i cili do të mund të merrte detyrën e ushtruesit të presidentit, t’i zgjatej mandati për një periudhë tjetër. Për këtë arsye, ai u bëri thirrje deputetëve, partive dhe liderëve politikë që të respektojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, duke shmangur një situatë ku pas 5 tetorit mund të kontestohej legjitimiteti i presidentit.

Jakaj paralajmëroi se qëndrimi i Albulena Haxhiut ose i një kryetari tjetër të Kuvendit në detyrën e ushtruesit të presidentit pas skadimit të mandatit kushtetues mund të krijonte një zinxhir institucionesh jokushtetuese. Sipas tij, një ushtrues detyre jashtë mandatit do të propozonte një kryeministër, ky i fundit do të paraqiste një Qeveri, ndërsa më pas do të krijohej një Kuvend dhe një president tjetër që do të konsideroheshin po ashtu jokushtetues.

Ai tha se një situatë e tillë do ta kthente vendin në pikën zero dhe do të tregonte se, për shkak të tekave, inateve dhe synimeve kryesisht elektorale, institucionet e Kosovës e kanë cenuar kushtetutshmërinë, për të cilën popullata dhe qytetarët e Kosovës kanë dhënë shumë.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese mund të japë një interpretim që do t’ia zgjaste mandatin Haxhiut ose ushtruesit të detyrës së kryetarit të Kuvendit pas 5 tetorit, Jakaj tha se një kërkesë e tillë mund të paraqitet nga vetë Haxhiu ose nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, ai sqaroi se kjo mbetet një situatë hipotetike, pasi vendi ende nuk ka hyrë në një rrethanë të tillë dhe nuk është e qartë nëse Gjykata Kushtetuese do ta trajtonte atë. Jakaj shtoi se Gjykata i ka ndryshuar standardet në disa çështje dhe mund të interpretojë edhe dispozitën kushtetuese për ushtrimin e detyrës së presidentit nga kryetari i Kuvendit për gjashtë muaj.

Sipas tij, Gjykata mund të vlerësonte se, për shkak të rrethanave të caktuara politiko-juridike, ushtruesit të detyrës mund t’i vazhdohej mandati edhe pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore. Megjithatë, Jakaj tha se aktualisht nuk e di se si do të mund ta arsyetonte Gjykata një vendim të tillë. Ai përmendi si shembull ndryshimin e standardeve lidhur me pranueshmërinë e procesverbaleve në vend të vendimeve të Kuvendit, duke theksuar se kjo çështje duhet të shihet më vonë.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant, kryetari i Kuvendit e ushtron detyrën e presidentit për një periudhë jo më të gjatë se gjashtë muaj, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para, ndërsa në rundin e tretë nevojiten 61 vota. Për zhvillimin e seancës, megjithatë, duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë në sallë.

të fundit

VLEN kërkon sqarim nga BDI-ja: A e mohon Gëzim Ostrenin?

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj siç thonë, heshtjes së BDI-së pas deklaratave të Gëzim Ostrenit për Marrëveshjen e Ohrit dhe…

35 seconds ago

Manaj shpëton Sivassporin me dy gola: Tani synojmë fitoren të dielën

Rey ManajFalë Rey Manajt, Sivasspor ia doli të dalë me pikë nga përballja me Mardin 1969, ndeshje e vlefshme për…

5 minutes ago

Washington steps up pressure on Tehran as Witkoff holds secret meeting with UAE adviser

SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po koordinojnë qëndrimin ndaj Iranit, ndërsa Uashingtoni po shton presionin ekonomik ndaj Teheranit dhe…

7 minutes ago

Audi A4 suspected of being used by Viktor Bardhi’s killers found burned out (PHOTOS+VIDEO)

Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot…

7 minutes ago

Who is Viktor Bardhi, brother of Martin Bardhi, killed three years ago in revenge

Mëngjesin e sotëm, Viktor Bardhi 65-vjeç është personi që mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri, në Ndërfushas…

8 minutes ago

Everything changed in an instant”/ Family of Bank of America vice president killed in Times Square: Madison will grow up without her mother

Detaje të reja prekëse janë bërë publike për 32-vjeçaren Erin Piacenti, një prej viktimave të sulmit me thikë në Times…

8 minutes ago