Categories: kosovë

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë, Hoxha: Kurtin nuk do ta lejojmë të futet në zyrën e kryeministrit

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrat e tij, se kanë uzurpuar postet dhe institucionet.

Të lidhura

None found

Sipas saj, deputetët e PDK-së janë vendosur para ndërtesës së Qeverisë për ta penguar Kurtin të hyjë në zyrën e kryeministrit, pasi pretendojnë se ai po i kryen detyrat e tij në mënyrë të paligjshme.

Hoxha deklaroi se prania e PDK-së aty synon të kërkojë zhbllokimin e institucioneve dhe rivendosjen e funksionimit kushtetues.

“Kurti duhet ta kuptojë se, në vend që ta pengojë punën e Kuvendit, duhet të paraqitet aty dhe të krijojë kushtet për konstituimin e tij. Si fitues i zgjedhjeve të fundit, detyra e tij kryesore është të propozojë emrin, në mënyrë që të vazhdohet me ngritjen e institucioneve”, deklaroi Hoxha.

PDK-ja e përsëriti kërkesën ndaj Kurtit që, si përfaqësues i subjektit që ka siguruar shumicën parlamentare, të hapë rrugën për vijimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“As Albin Kurti dhe as partia e tij nuk mund të vendosen mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, nënvizoi deputetja e PDK-së.

Në fund, ajo i ftoi Kurtin dhe deputetët e tij të rikthehen në Kuvend, për të mundësuar fillimin e Legjislaturës së XI dhe rivendosjen e rendit kushtetues.

të fundit

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e luftës hibride ruse në Evropë: Edhe Kosova mund të jetë në shënjestër

Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…

4 minutes ago

Pas 1711 ditësh larg njëri-tjetrit, familjet ukrainase ribashkohen mes lotësh dhe përqafimesh

Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…

5 minutes ago

Fitorja e demokratëve në SHBA sjell reagime nga liderët botërorë: Vota kundër urrejtjes dhe privilegjeve të elitave

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…

5 minutes ago

Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…

17 minutes ago

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

23 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

23 minutes ago