Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici këtë të premte, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.
Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.
“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…
Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestat e nisura nga PD,…
Futbolli gjerman është në zi për vdekjen e futbollistit Sebastian Hertner, i cili humbi jetën në moshën 34-vjeçare pasi ra…
Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme. Gjatë këtyre ditëve vihet…
Një tjetër përplasje e fortë ka tensionuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Selin dhe Lorna janë…
Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti, ka kaluar për gjykim. Ai dyshohet se ka marrë rryshfet në këmbim të…