kosovë

Pas votimit të dështuar në Kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për kabinetin e tij qeveritar.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri”, shkruan Kurti.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se pavarësisht rezultatit, mbetet i përkushtuar për t’u kthyer me energji të re dhe për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve.

“Do të vazhdojmë punën për drejtësi sociale, zhvillim ekonomik dhe shtet të barabartë për të gjithë. Kosova meriton institucione që dalin nga vota e lirë dhe puna e ndershme”, shtoi Kurti.

Tags: kurtiqeveri

të fundit

Zyra e Kryeministrit merr raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt; Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër para mediave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Zyra e Kryeministrit sapo ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e…

2 minutes ago

Ismaili priti ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë: BQK-ja po përgatit aplikimin për SEPA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë,…

2 minutes ago

Konjufca: Kosova synon anëtarësimin në NATO si prioritet të politikës së jashtme

Kryediplomati Glauk Konjufca, gjatë një takimi sot me delegacionin e Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, rikonfirmoi përcaktimin e…

3 minutes ago

Ahmeti holds talks with Hungary’s envoy for the Western Balkans

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin…

8 minutes ago

Kurti: The law on the bureau was delayed for more than three and a half years, but our goal remains

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit në lexim të dytë të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe…

8 minutes ago

Citizens march in Pristina for justice over Arlinda Zekaj’s killing

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

9 minutes ago