Categories: kosovë

Pas vendimit të dytë, afati i radhës për katërshen në Hagë është 27 nëntori

Me përfundimin e procesit për pengim të drejtësisë, vëmendja e Gjykatës Speciale në Hagë rikthehet te çështja kryesore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Mbrojtja dhe Prokuroria duhet të dorëzojnë deri më 27 nëntor njoftimet për ankimimin e aktgjykimit për krime lufte.

Paneli i Gjykatës së Apelit e përcaktoi këtë datë pasi, më 29 shtator, pranoi pjesërisht kërkesën e ekipeve mbrojtëse për shtyrjen e afatit. Avokatët kishin kërkuar kohë deri më 15 dhjetor, duke iu referuar vëllimit dhe ndërlikueshmërisë së vendimit, si edhe faktit se ai nuk ishte përkthyer në shqip.

Të lidhura

None found

Afati i 27 nëntorit zbatohet gjithashtu për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në njoftimet për apel, të dyja palët duhet të përcaktojnë pjesët e aktgjykimit që duan të kundërshtojnë në shkallën e dytë.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i shpallën Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin fajtorë për krime lufte, mes tyre vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar. Ata u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe Krasniqi morën nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet, ndërsa Selimi 13 vjet. Vendimi nuk është përfundimtar.

Në çështjen e veçantë për pengim të drejtësisë, gjyqtari Christopher Gosnell dënoi sot Thaçin me 17 muaj burgim. Ai u shpall fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Gjykata bëri të ditur se ky dënim do të vuhet veçmas nga ai i dhënë për çështjen e krimeve të luftës.

Edhe vendimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet.

të fundit

After “Diella,” “Gjoni” is created; Rama: It will handle a range of public procurement processes!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

7 seconds ago

Irlanda drejt ndeshjes me Kosovën pa kapitenin Nathan Collins

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në përballjen ndaj Kombëtares së Kosovës, ndërsa kapiteni Nathan Collins pritet…

6 minutes ago

Gjykata e Durrësit liron dy protestuesit e arrestuar pas hedhjes së vezëve drejt makinës së Ramës

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…

16 minutes ago

Besëlidhja e Lezhës shënon 96 vite histori dhe synon rikthimin në elitë

Besëlidhja e LezhësIshte viti 1930, kur në Lezhë u jetësua një klub i quajtur, Bardhyli Lezhë [...]Read More...

18 minutes ago

Mbështetje e madhe për Kosovën në Dublin, tifozë nga vendlindja dhe mërgata pranë “Dardanëve

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të mblidhen në Dublin, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Irlandës, që…

18 minutes ago

Kosova U17 e mbyll me fitore fazën e parë të kualifikimeve

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar…

24 minutes ago