Historia e klubit lezhjan nisi në vitin 1930, me themelimin e skuadrës Bardhyli Lezhë. Pas debutimit në elitën e futbollit shqiptar në vitin 1937, klubi mori emrin SK Lezhë në vitin 1949. Disa vite më vonë, ai u pagëzua përfundimisht si KS Besëlidhja, në nder të Kuvendit historik të Lezhës. Sot, Besëlidhja feston 96-vjetorin e krijimit, duke vijuar të mbajë gjallë një traditë të rëndësishme sportive në qytet.
Përvjetori e gjen ekipin në Kategorinë e Parë, ku u rikthye pasi sezonin e kaluar u shpall kampion i Kategorisë së Dytë. Objektivi i klubit është tashmë sigurimi i një prej vendeve të para, që do t’i hapte rrugën ngjitjes sërish në Superiore. Për këtë mision, në drejtimin e skuadrës është emëruar Mirel Josa, një prej trajnerëve më me përvojë në futbollin shqiptar, pas largimit të Elvis Plorit.
None found
Edhe pse ka kaluar periudha të vështira, Besëlidhja ka ruajtur identitetin, historinë dhe trashëgiminë e saj sportive. Në Lezhë mbizotëron besimi se klubi do të rikthehet në vendin që meriton, mes skuadrave më të mira dhe në “ajkën” e futbollit shqiptar.
Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…
Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të mblidhen në Dublin, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Irlandës, që…
Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…
Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…
Një valë masive kërcënimesh të rreme me bombë ka përfshirë Europën gjatë muajit të fundit, duke shkaktuar evakuime në mijëra…