Pas rrëmbimit të tre policëve, Kosova ndalon hyrjen e prodhimeve serbe në vend

Qeveria e Kosovës ka vendosur ndalimin e çdo malli serb për të hyrë në vend. Ky vendim vjen pas rrëmbieit të tre efektivëve të policisë së Kosovës në veri të vendit nga forcat speciale serbe.

Vendimi për mos lejimin e produkteve serbe është marrë më herët edhe nga ana e Doganës.

Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi janë policët të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe, ndërsa kanë qenë duke patrulluar në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Në reagimin zyrtar të policisë së Kosovës theksohet se 3 efektivët janë rrëmbyer nga forcat serbe ndërsa kanë qenë në detyrë, duke patrulluar për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.


Shtuar 14.06.2023 18:10