Categories: kosovë

Pas ndërprerjes së seancës, Kurti kërkon takim me Hamzën për të diskutuar kandidatët

Albin Kurti është shprehur se pret një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, për të përcaktuar se cili deputet i PDK-së do të marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Kjo çështje u rikthye në qendër pas pamundësimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut në këtë detyrë, zhvillim që u pasua nga largimi i PDK-së nga seanca.

Të lidhura

None found

Kurti tha se Çitaku ka votuar vazhdimisht kundër nismave dhe kandidatëve të propozuar nga LVV-ja. Sipas tij, vitin e kaluar ajo kërkoi tërheqjen e Albulena Haxhiut, ndërsa këtë vit kundërshtoi kandidaturën e Feride Rushitit. Ai përmendi gjithashtu bojkotin e votimit për Haxhiun si kryetare të Kuvendit dhe paralajmërimin e Çitakut se do të bojkotojë edhe zgjedhjen e presidentit.

“Ju e dini që vitin e kaluar Çitaku pat kërkuar që Albulena Haxhiu të tërhiqet, sivjet që Feride Rushiti të tërhiqet, pardje e bojkotoi votimin e Haxhiut për kryetare të kuvendit dhe njëkohësisht ka paralajmëruar bojkotin edhe për presidentin. Kjo është që ne medoemos një deputet të PDK do ta votojmë për nënkryetar, dhe të LDK-së, mirëpo ju i dini aktgjykimet, nuk është e thënë që të jetë emri unik. Uroj që të jenë konstruktiv siç kemi qenë ne vitin e kaluar. Në një takim timin me Hamzën do ta sqaronim se cili deputet do të mund të votohej”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se LVV-ja do të votojë patjetër një deputet të PDK-së dhe një deputet ose deputete të LDK-së për postet e nënkryetarëve të Kuvendit. Ai shtoi se, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, nuk është e domosdoshme që për këto pozita të votohet vetëm një emër i caktuar.

Kurti pranoi se ende nuk i ka dërguar ftesë zyrtare Hamzës, por tha se synon që të takohen për të biseduar dhe për t’i shqyrtuar emrat e kandidatëve.

“Nuk kam dërgua ende ftesa. Unë po dua që të takohemi, të bisedojmë dhe aty t’i diskutojmë emrat”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, takimi është në interes të PDK-së, pasi kjo parti ka nevojë për votat e LVV-së për të zgjedhur nënkryetarin e saj të Kuvendit. Në anën tjetër, ai tha se LVV-ja mund ta zgjedhë presidentin edhe nëse deputetët e PDK-së votojnë kundër ose nuk marrin pjesë në proces.

“Besoj që PDK-ja nuk është dashur ta braktis procesin e konstituimit të Kuvendit, shpresoj që të vjen të dielën, në mënyrë që të bëjmë edhe këtë katër nënkryetarët e tjerë dhe të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit. Ritheksoj se duhet të evitojmë zgjedhjet e reja, që janë të panevojshme, të përsëritura e të kushtueshme dhe për këtë ma nevojitet marrëveshja politike. Më vjen keq që kryetari i PDK nuk është përgjigjur për takim, këtë e ka bërë publikisht, por unë mendoj që kemi nevojë për takim. PDK për ta zgjedhur nënkryetarin i nevojiten votat e VV. VV-së për të zgjedhur presidentin i nevojitet mungesa e bojkotit apo madje edhe vota kundër e PDK. Atyre ju nevojitet vota jonë për, neve na kryen punë edhe ajo kundër”, tha Kurti.

Ai e cilësoi të regrettueshme braktisjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke vlerësuar se seanca e 11.09.2026 kishte qenë një mundësi për përmbylljen e këtij procesi.

“Është për t’u ardhë keq që kësaj radhe as nuk takohemi e sot kemi braktisje të procesit të konstituimit të Kuvendit”, u shpreh Kurti.

Ai kujtoi se partitë politike më herët e kishin cilësuar si urgjente konstituimin e Kuvendit dhe kishin deklaruar se nuk duhej të largohej askush nga seanca pa përfunduar ky proces.

“Ju e dini që më herët thoshin që e kanë me urgjencë, se duhet të hyjmë në seancë dhe të mos dalim prej aty derisa ta kemi të konstituar Kuvendin. Sot ishte shansi për një gjë të tillë, por u lëshua ky shans”, tha ai.

Megjithatë, Kurti beson se marrëveshja politike mund të arrihet ende dhe se procesi mund të mbyllet të dielën.

“Nuk është tepër vonë, jemi vonë, por nuk është tepër vonë. Nëse e bëjmë këtë të dielën, megjithatë do të konsiderojmë që përgjithësisht e së bashku ishim të suksesshëm”, deklaroi kryetari i LVV-së.

Kurti, i cili doli ndër të fundit nga ndërtesa e Kuvendit, nuk tregoi nëse do të marrë pjesë në marshin e së shtunës, të planifikuar para vendimit final në Hagë. Edhe gjatë mëngjesit ai i ishte shmangur së njëjtës pyetje, duke thënë se do të përgjigjej më vonë gjatë ditës.

të fundit

Skënder Hita instructs police in Tirana, Korçë and Dibër: Focus on criminal groups and school safety

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe…

13 seconds ago

Vullnet Sinaj opposes the merger of Selenica with Vlora

Në dëgjesën publike të zhvilluar në Njësinë Administrative Vllahinë, deputeti i qarkut Vlorë, Vullnet Sinaj, ka shprehur sërish qëndrimin e…

50 seconds ago

Skënder Hita udhëzon policinë në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Fokus te grupet kriminale dhe siguria në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar takime me strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe…

8 minutes ago

Isufaj zhvillon takim me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të premten në një takim pune  të ngarkuarën…

13 minutes ago

Zulfaj takohet me ambasadoren e Finlandës, në fokus rruga e Kosovës drejt BE-së

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.…

14 minutes ago

Xabi Alonso identifikon dobësinë kryesore të Chelseat: 7 gola të pësuar në tre duelet e para

Xabi Alonso ka pranuar se Chelsea duhet të përmirësohet në aspektin defensiv, pasi skuadra e tij ka dhuruar një fillim…

19 minutes ago