Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë industriale dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.
None found
Pas humbjes së jetëve të punonjësve, drejtuesit e Korporatës kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe u kanë përcjellë ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të viktimave.
Vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., ku menaxhmenti ka raportuar për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes. Ndërkohë, në vendin e incidentit po zhvillohen hetime nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e plota pritet të përcaktohen përmes procesit hetimor.
Si pjesë e reagimit institucional, Bordi ka kërkuar që të përcaktohen qartë rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e çdo niveli të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Për këtë qëllim, KEK Sh.A. do të krijojë Task Forcën për Sigurinë Industriale dhe Shëndetin në Punë, ku do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm të kësaj fushe.
Task Forca do të shqyrtojë në mënyrë të plotë protokollet, procedurat, standardet dhe mekanizmat ekzistues të sigurisë dhe shëndetit në punë. Synimi është evidentimi i mangësive të mundshme dhe përcaktimi i masave konkrete për përmirësimin e tyre.
KEK-u ka bërë të ditur gjithashtu se vlerësimi i rrezikshmërisë në vendet e punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht ndodhet në fazën e zbatimit. Përfundimet e këtij procesi do të përdoren si një nga bazat për hapat e mëtejshëm që synojnë eliminimin dhe uljen e rreziqeve në ambientet e punës.
Bordi dhe menaxhmenti kanë ritheksuar se siguria dhe shëndeti i punëtorëve përbëjnë prioritetin absolut të Korporatës. Sipas tyre, asnjë objektiv operacional apo prodhues nuk mund të vendoset mbi sigurinë dhe jetën e punonjësve.
KEK-u ka njoftuar se në ditët në vijim do të publikojë informacionet për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë.
Një person tjetër ka vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, duke e çuar numrin e vdekjeve nga ky…
Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka ndërmarrë një tjetër hap për t'u distancuar ligjërisht nga mbiemri i…
Laçi - ElbasaniLaçi 0-0 Elbasani“Abissnet Superiore”: Java 1Stadiumi: “Stadiumi Laçi” [...]Read More...
Joshua Zirkzee mund të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, por holandezi mund të vazhdojë karrierën në Ligën Premier.25-vjeçari…
DPHM informon se prej nesër temperatura e ditës do të bie për disa gradë. Në orët e pasdites, siç bën…
Partizani - TeutaLIVEPartizani 0 – 0 Teuta1’ - Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Partizani - Teuta [...]Read More...