Categories: kosovë

Pas humbjes së jetëve të punëtorëve, KEK themelon Task Forcën për Sigurinë Industriale

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar krijimin e një Task Forcë për Sigurinë Industriale dhe Shëndetin në Punë, e cila do të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm të fushës.

Të lidhura

None found

Ky grup pune do të ketë për mision rishikimin e protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues të sigurisë në punë, me synim zbulimin e mangësive dhe propozimin e masave për përmirësimin e tyre.

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i KEK-ut shprehën keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të punëtorëve të korporatës dhe paralajmëruan masa konkrete për forcimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme, menaxhmenti e informoi bordin për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës.

KEK-u bëri të ditur gjithashtu se vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht ndodhet në fazën e implementimit.

Bordi dhe menaxhmenti nënvizuan se siguria dhe shëndeti i punëtorëve do të mbeten prioritet absolut i korporatës.

Në komunikatën e KEK-ut theksohet: “Asnjë objektiv operacional apo i prodhimit nuk mund të jetë mbi sigurinë dhe jetën e punëtorëve”.

të fundit

Guximi i paskrupullt për propagandë

Një video e një helikopteri që shuan zjarr me precizion në SHBA shitet si aksion në Shqipëri, shoqëruar me hashtagun…

2 minutes ago

Call to unblock the Assembly, PDK and the Alliance continue mobilization in front of the Government building

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në mengjes kanë zhvilluar aksionin protestues para Qeverisë. Atyre tash e disa…

3 minutes ago

Following Workers’ Deaths, KEK Establishes Task Force for Industrial Safety

Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve të punëtorëve…

3 minutes ago

PDK continues blocking the government entrance for the seventh day, the Alliance also joins the protest

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon për të shtatën ditë radhazi aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës,…

4 minutes ago

Why Is the Plan to Build a Church in Vushtrri Being Opposed?

Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen ndërtimin e një kishe,…

4 minutes ago

Serious accident in Durrës/ Car leaves the road and plunges into a ravine, one person in critical condition

Mëngjesit të kësaj të premteje rreth orës 02:30 të, një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Vilës së…

5 minutes ago