Arlinda Sylaj Zekaj i ishte drejtuar me letër Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, tri ditë para se të vritej. Shkresa mban vulën e pranimit të 22 tetorit 2026. Më 25 tetor, 49-vjeçarja u gjet e vrarë në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj, në rrugën “Man Dedushaj”, në Vitomiricë. Për vrasjen dyshohet kunati i saj.
Media ka siguruar letrën, ku Arlinda kërkonte reagim të menjëhershëm nga institucionet, zbatimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kishin kryer detyrat. Në shkresën e shënuar si urgjente ajo shprehte frikën për jetën dhe paralajmëronte se institucionet mund të mbanin përgjegjësi vetëm pasi ajo të vritej.
None found
Ajo kërkonte masa ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke pretenduar se institucionet ia kalonin njëra-tjetrës përgjegjësinë, ndërkohë që rreziku vazhdonte. Po ashtu, kërkonte zbatimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale.
Në fund të letrës, Arlinda e cilësonte atë si shtesën e saj të fundit dhe shprehte bindjen se po kuptonte pse ndodhnin kaq shumë vrasje.
Sipas Policisë së Kosovës, të dielën në mbrëmje ishte raportuar në polici një rast dhune në familje, pak para se gruaja të gjendej e vrarë. Rreth orës 19:00, zyrtarët policorë në Pejë morën njoftimin për rastin. Gruaja u dërgua në stacion dhe u intervistua, ndërsa u mor në pyetje edhe bashkëshorti i saj. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Pas përfundimit të procedurave, gruaja u kthye me dëshirën e saj në shtëpinë në Vitomiricë. Rreth orës 21:10, policia u njoftua se ajo ishte gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje shkuan njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili konstatoi vdekjen.
Të dhënat e para të policisë tregojnë se vdekja dyshohet të jetë shkaktuar nga goditjet me një mjet të fortë. I dyshuari në rastin e dytë, që besohet të jetë kunati i viktimës, vijon të jetë në arrati.
Prokurori i Shtetit u njoftua për ngjarjen dhe shkoi në vendin e krimit. Policia bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe për ta gjetur e arrestuar të dyshuarin.
VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi.Nga VLEN thonë se ky sukses dëshmon…
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë për vitin 2026 do të mbahet të hënën, më 26 tetor,…
Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke…
Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin…
Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje për rastin e rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku një grua u…
Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke…