kosovë

Partia katalunase dorëzon në Parlament propozimin që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovën

Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar në parlamentin spanjoll propozimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në propozimin dërguar Parlamentit të Spnajës thuhet se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

“Nga “Junts per Catalunya”, ne kemi shprehur qëndrimin tonë në favor të njohjes së nevojshme të Kosovës si shtet sovran. Ne kemi treguar gjithashtu mbështetjen tonë për rezolutat e fundit të Parlamentit Evropian, dhe konkretisht dy të fundit të vitit 2023, të cilat u bëjnë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën tani dhe ta lejojnë Kosovën të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme në baza të barabarta me vendet e tjera kandidate. Dhe shfaqja e shqetësimit për faktin se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të komplikuar procesin integrues në rajon, përfshirë atë të Kosovës.

Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express.

Propozimi jo legjislativ është i emëruar “Kongresi i Deputetëve i kërkon Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

Lideri i partisë katalunase, Carles Pudigemont, kishte bërë me dije dhjetorin e vitit të kaluar se do të kërkonin në Parlament që Qeveria e Spanjës ta njohë Kosovën si shtet.

“Si shef i stafit  të tij, mund t’ju them se ne gjithmonë e kemi ndjekur me shumë interes çështjen e Kosovës dhe gjithmonë kemi kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohë plotësisht Kosovën dhe një komb të pavarur. Në këtë mandat të ri parlamentar, ne do të insistojmë edhe një herë që Spanja të njohë Kosovën, por më lejoni të them se partia politike e Presidentit, Junts per Catalunya, nuk është pjesë e kabinetit spanjoll. Ne i japim mbështetje kësaj Qeverie vetëm nga jashtë dhe nuk kemi kapacitet të vendosim për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja”,-ka deklaruar ai.

Kjo kërkesë e “Junts per Catalunya” vjen pak ditë pasi Spanja ka njohur si shtet Palestinën.

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

2 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

2 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

2 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

2 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

2 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

2 hours ago