kosovë

Deputeti i “Junts” në Parlamentin spanjoll: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë

Eduard Pujol Bonell, Grupi “Bashkë për Kataluninë” (Junts), i cili e prezantoi pikën për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Spanjës, para deputetëve ka deklaruar se duhet te tregohet pjekuri në këtë aspekt.

Ai para deputetëve theksoi se Kosova duhet të njihet sepse është shtet demokratik dhe sovran.

Të lidhura

None found

“Junts propozon që Qeveria spanjolle të njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.  Por ne po pyesim edhe se kush prej ju është pro njohjes së Kosovës. Ne kërkojmë nga ju të tregoni pjekuri dhe maturi në këtë çështje dhe të zbatoni bindjet demokratike tuajat”.

Siç transmeton Klan Kosova, deputeti Bonell ka thënë se “shteti i spanjoll duhet ta njohë Kosovën, sepse Kosova është shtet legal dhe demokratik që e shpalli pavarësinë e vet. Drejtësia nuk duhet të jetë një mjet pazari. Ku është Palestina? Palestina është primare e Kosova në rend të dytë? A po flasim për këtë drejtësi?”.

Ndërsa, deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez, ka thënë se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.

“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj mosnjohjes për Kosovën”, ka thënë ajo në Parlamentin e Spanjës.

Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

të fundit

Pjerin Ndreu announces candidacy for a third term as mayor of Lezhë on May 9, 2027

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…

10 seconds ago

Six protesters arrested after yesterday’s protest outside the Ministry of Education

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…

28 seconds ago

Batman appears in Frankfurt amid fires and clashes during protests in Germany

Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…

48 seconds ago

Balkan Barometer: 55% of Albanians prioritize reducing energy tariffs

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…

1 minute ago

Former Deputy Minister Irena Beqiraj: Apartments have become more profitable than factories; Rama’s governments have always failed!

nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…

1 minute ago

Bulgaria votes for a new president, with Jotova facing Gyurov in an election dominated by Russia and Black Sea security

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

2 minutes ago