kosovë

Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën

Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërme (25 qershor) nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga shteti i Spanjës”.

“Kongresi i bën thirrje Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”, thuhet në propozimin e iniciativës së deputetëve të partisë së themeluar nga ish-presidenti katalanas, Carles Puçdemon.

Të lidhura

None found

Në sqarimin e nismës së publikuar në fletoren zyrtare të Kuvendit, thuhet se Kosova “është një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milionë banorë që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh si shtet i pavarur nga 104 nga 193 vende”.

Kosova është njohur nga 22 anëtarë të BE-së dhe vetëm pesë jo. Spanja krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës duke pretenduar se ky ishte një ‘akt i njëanshëm’ që nuk kishte miratimin e Beogradit. Juntus kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në korrik të 2010-ës që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Deputetët katalanas theksojnë se “është  koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjeve të territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe një faktor në destabilizimin e rajonit në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, shprehen deputetët katalanas.

Ndaj sipas tyre “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji të refuzimit të njohjes së Kosovës, si Rusia, Kina apo Bjellorusia”.

Që nga janari i 2024, Spanja ka detyrim të njohë pasaportat e Kosovës në përputhje me rregulloren e BE-së me të cilën “shteti ballkanik iu bashkua regjimit të përjashtimit të vizave afatshkurtër në zonën Shengen”, si dhe se ajo tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën sepse BE-ja ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, që nënkupton lloje të ndryshme të marrëdhënieve me shtetet anëtare.

të fundit

Prokuroria zbardh detaje për plagosjen në Podujevë: në konflikt u përfshinë daja, nipi dhe një i afërm

Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…

12 seconds ago

Misajlovski: Despite the heavy strain on the defense budget, equipment for the Army is arriving without delays

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot ka përmbledhur rezultatet e mbrojtjes dhe ushtrisë në dy vitet e fundit, duke theksuar…

2 minutes ago

Kurti held a meeting with representatives of the “America250” initiative

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i…

2 minutes ago

Më shumë se 20 persona shoqërohen pas incidenteve në protestë, qytetarë mblidhen te Komisariati nr. 3 dhe bllokohet rruga “Mine Peza”

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën para Kuvendit ditën e sotme. Qytetarët kanë…

3 minutes ago

Koçiu on protest incidents: Anyone who breaks the law will face justice

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ku policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe…

3 minutes ago

Sara Gjordeni and Bardhi Reveal the Gender of Their Second Child

Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare,…

3 minutes ago