Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë. E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha do të duhej të ishte e lirë dhe shpreson që askush të mos tentojë presion ndaj gjykatës.
E ftuar në Çim Peka LIVE, Osmani tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.
“Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani.
