kosovë

Osmani në Prekaz: Do ta mbrojmë çdo cep të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se liria dhe pavarësia e Kosovës do të mbrohen në mënyrë të pakompromis. Ajo foli pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, sot në ditën e festës së 28 Nëntorit.

Ajo tha se 112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar. Ajo përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997.

Të lidhura

None found

E para e vendit nënvizoi se u betua sërish para varreve të familjes Jashari se do të mbrojnë çdo cep të Kosovës si dhe lirinë e pavarësinë e vendit.
“Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha ajo.

Tags: osmaniprekaz

të fundit

BDI: Mickoski trillon kushtetutë e ligje që s’ekzistojnë për të arsyetuar mohimin e shqipes

BDI ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoskit për arsimin e lartë shqip, dhe i bën thirrje VLEN-it të…

7 minutes ago

Redon Xhixha: Golin ia kushtoj djalit tim, por mbrojtja mbetet problemi

Redon XhixhaSulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha, është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin mes bardhebluve dhe Skënderbeut, java…

7 minutes ago

Ndërron jetë ish-portieri i Islandës, Ingvar Jonsson, kampion në Euro 2016

Ingvar Jonsson ka vdekur. Portieri 37-vjeçar i kampionëve në fuqi të kampionatit islandez, Vikingur, ishte një ish-lojtar i Islandës i…

8 minutes ago

Kurti kërkon nga BE-ja statusin kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti sërish i bëri thirrje Bashkimit Evropian që Kosovës t’ia japë statusin e vendit kandidat dhe të nisë…

11 minutes ago

GJKKO shpall dënimet për dosjen “Plumbi i Artë”, 10 vjet për Shullazin dhe Avdylin, 8 për Cukalin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…

12 minutes ago

Ahmataj pas disfatës ndaj Tiranës: Goli i parë erdhi në mënyrë aksidentale, na u mohua një penallti vendimtare

Julian Ahmataj Skënderbeu u mposht nga Tirana, në një ndeshje shumë të luftuar dhe që prodhoi shumë emocione [...]Read More...

14 minutes ago