Në 22 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, kreu i vendit, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Kurti, tha se familja Jashari e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare.
None found
“Për të bërë homazhe të varret e Jasharajve, të kësaj familje që e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare. Ne e kemi obligim e borxh të përhershëm e të përjetshëm ndaj Jasharajve dhe këtë do të mund ta shlyejmë vetëm me punë të përditshme për shtetndërtim, për zhvillim dhe për drejtësi”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se çdo ditë duhet të përkujtohet sakrifica e familjes Jashari që i ka vendosur themelet e shtetit të Kosovës.
“Jo vetëm në këto data, por në çdo ditë dhe në çdo moment ta përkujtojmë këtë sakrificë e cila i ka vënë themelet dhe ato themele jashtëzakonisht të forta të shtetit tonë. Në të njëjtën kohë ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës duke e bërë të ditur para syve të botës demokratike se populli shqiptar ishte një popull i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”, është shprehur Osmani.
Surpriza më e madhe në listën e Jürgen Klopp për ndeshjet e fundit të vitit është Wael Mohya, mesfushori 17-vjeçar…
Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u bërë një nga lojtarët më të…
Dashi Do ketë disa debate ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni…
Gazetarja Koldiana Lala, ka qenë mbrëjmen e sotme e ftuar në Vizion Plus, ku ka folur për kryetarin e Bashkisë…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë shqetësuese gjatë Samitit të 30-të Ibero-Amerikan në Madrid, ku pretendoi se Rusia…
Universitatea Craiova - Egnatia Egnatia u mposht nga Universitatea Craiova në Rumani në shifrat 2-0 [...]Read More...