Ka ndërruar jetë Ingvar Jonsson, ish-portieri i njohur islandez. Futbollisti 37-vjeçar, i cili mbronte ngjyrat e Vikingur, skuadrës aktuale kampione të Islandës, u nda nga jeta të mërkurën në mbrëmje, më 25 nëntor, pas një lufte të zgjatur me sëmundjen e kancerit.
Lajmi i hidhur u bë i ditur nga vetë klubi i tij, Vikingur, i cili reagoi me një mesazh prekës. Në njoftim thuhet se me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh kanë pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të shokut të tyre të dashur të skuadrës, i cili u nda në prani të familjarëve të tij.
None found
Klubi shprehu gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij, duke theksuar se mendimet e të gjithëve në ekip dhe të tifozëve janë me të dashurit e tij në këto momente të vështira.
Paraqitja e tij e fundit në fushë ishte më 3 maj, në ndeshjen kundër Keflavikut. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Jonsson arriti të fitojë katër herë titullin kampion kombëtar dhe tri herë Superkupën e Islandës. Përveç Islandës, ai luajti edhe në Norvegji, me ekipet Start, Sandnes dhe Sandefjord, si dhe në Danimarkë te Viborg.
Në nivel ndërkombëtar, Jonsson u aktivizua në tetë ndeshje me fanellën e Islandës. Ai ishte pjesë e ekipit që bëri histori në Francë gjatë Euro 2016, kur Islanda befasoi kontinentin duke arritur deri në çerekfinale në debutimin e saj historik në Kampionatin Evropian.
Tre ditë përpara përfundimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend…
Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli janë dënuar me nga 10 vite burgim, ndërsa Gjergji Cukali me…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimin për dosjen “P*umbi i Artë”, duke dënuar…
Pas njoftimit për krijimin e një partie të re politike, me anë të një njoftimi zyrtar, “Studentët n’Protestë”, kanë reaguar…
Stuhi të fuqishme goditën Shtetet e Bashkuara në Ditën e Falënderimeve, duke shkaktuar përmbytje në pjesën lindore të vendit, ndërprerja…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, kërkoi shkurtime të tjera në buxhetin e përbashkët të Bashkimit Europian, duke kundërshtuar propozimin e fundit…