Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me ç’rast ka potencuar se Kosova mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ndaj do të vazhdojë ta fuqizojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) ndaj institucioneve të Kosovës dhe mirëpriti angazhimin e këtij misioni, i cili për herë të parë do t`i monitorojë zgjedhjet në Kosovë.
None found
Në takim u theksua se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhjet e para të rregullta që mbahen në përputhje me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, ndaj presidentja vlerësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e proceseve demokratike në vend.
Osmani nënvizoi nevojën për një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, sikurse edhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke siguruar qasje të plotë dhe të barabartë në qendrat e votimit.
Portieri i Kosovës Arijanet Muric është kthyer në formën më të mirë te Sassuolo, duke shkëlqyer në barazimin pa gola…
Pasimi vendimtar i Sabah Kerjotës për golin e Hearts Sabah Kerjota tregon edhe njëherë tjetër se çfarë është i aftë…
Një grua 39-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon prej…
Një xhiro e çmendur është zhvilluar në Suedi, ku Sirius e mori epitetin si kampion për herë të parë në…
Një situatë kaotike është në këto momente në Rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë. Forca të shumta policie janë vendosur mbrapa…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…